Home / Lajme / Maqedoni / MPB dhe Universiteti evropian nënshkruan aneks nga Memorandumi për bashkëpunim

MPB dhe Universiteti evropian nënshkruan aneks nga Memorandumi për bashkëpunim

5 shtator-ënshkrimi e kësaj marrëveshje është konfirmim se vetëm me partneritet dhe bashkëpunim të përbashkët ne mund ta përforcojmë kapacitetin e institucioneve dhe të ndërtojmë sistem të shëndoshë të funksionimit, si në sferën e arsimit, ashtu edhe në sferën e implementimit të njohurive të fituara”, tha Jankulloska.

Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska dhe drejtori i përgjithshëm i Universitetit evropian Biljana Andreska – Bogdanovska sot nënshkruajtën aneks nga Memorandumi për bashkëpunim midis MPB-së dhe Studentit evropian për bursë të të punësuarve në MPB në katedrën për siguri pranë këtij universiteti.

“Me nënshkrimin e kësaj aneks Marrëveshje edhe këtë vit një numër solid i të punësuarve në MPB-në do të mund ta pasurojnë arsimin e tyre. Nënshkrimi e kësaj marrëveshje është konfirmim se vetëm me partneritet dhe bashkëpunim të përbashkët ne mund ta përforcojmë kapacitetin e institucioneve dhe të ndërtojmë sistem të shëndoshë të funksionimit, si në sferën e arsimit, ashtu edhe në sferën e implementimit të njohurive të fituara”, tha Jankulloska.

Ajo theksoi se me aktin e nënshkrimit të aneksit të Marrëveshjes edhe zyrtarisht e vazhdojnë atë që e kanë filluar para tre viteve – bashkëpunimin me Universitetin evropian.

“Ne si institucion dhe institucionet e arsimit të lartë jemi të vetëdijshëm se jemi drejtuar në bashkëpunim të ndërsjellë. Në kushte të zhvillimit të madh teknologjik, kundrejt teknikës dhe metodave të reja të cilat na qëndrojnë në dispozicion, çdo herë duhet të kemi në mendje se potenciali më i madh në të vërtetë është te njerëzit. Dhe për këtë çdo investim në njohurit e tyre, çdo thellim i njohurive teorike dhe praktike thonë potencial më i madh i vetë njerëzve të cilët investojnë në vetvete, por edhe potencial më i madh i institucioneve”, tha Jankulloska.

Vitin e ardhshëm, siç tha, dyert tona mbeten të hapura për kolegët tanë potencial dhe të ardhshëm.

Andreska – Bogdanovska theksoi se studentët e tyre nga Fakulteti për detektivë dhe kriminalistikë kryejnë mësim praktik prej një muaji në MPB. Kjo siç theksoi, paraqet lidhje të teorisë me praktikën dhe gjithsesi mundësi për punësime të ardhshme të studentëve nga ky Fakultet.

Jankulloska:Nuk i komentoj akuzat për tenderin për furnizim të 150 automjeteve për MPB-në

Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska nuk i komentoi akuzat e ndërsjella të kompanive Ka-dis dhe Porshe Maqedonia për tenderin për furnizimin e 150 automjeteve për MPB-në.

“Në rastin konkret, ne jemi shfrytëzues të fundit, që do të thotë se nuk jemi pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në procedurën dhe nga kjo pozitë ne jemi të obliguar t’i respektojmë udhëzimet, ligjin dhe vendimet e institucioneve të cilat janë kompetente. Si MPB, në përgjithësi i respektuam të gjitha këto aspekte të procedurës, gjegjësisht vepruam ashtu që morën udhëzim nga Byroja për furnizime publike, si organ dhe institucion i vetëm kompetent në pronësi të të cilit është sistemi për furnizime elektronike publike”, deklaroi Jankulloska pas nënshkrimit të aneksit nga Memorandumi për bashkëpunim mes MPB-së dhe Studentit evropian për bursim të punësuarve në MPB-në në Katedrën për siguri pranë këtij universiteti.

Është fakt se në opinion, siç tha, filloi “lufta mediale” mes pjesëmarrësve në procedurën dhe unë nuk do ta kisha komentuar pozicionin e tyre.

“Nuk do t’i kisha komentuar akuzat e ndërsjella në të cilat jemi dëshmitarë këto ditë. Nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme, si institucion i cili është kompetent për zbulim të veprave penale mundem të konfirmoj se në bazë të parashtresës ose dokumentacionit të sjellë nga ana e Byrosë për furnizime publike, ne do të bëjmë kontroll në bazë të cilës, eventualisht pas përfundimit të saj, do të dilnim me pohime të mundshme në bazë të involvimit ose jo involvimit të individëve ose rreth shkeljes ose mos shkeljes së ligjeve”, tha Jankulloska.

Ajo potencoi se bëhet fjalë për dy procedura të ndryshme, ndërsa koincidenca është, siç tha, që MPB-ja është shfrytëzues i fundit.

“Në pjesën që ka të bëjë me procedurën për furnizim publik ne si edhe çdo shfrytëzues tjetër jemi të obliguar t’i respektojmë institucionet kompetente, që do të thotë se çdo vendim nga gjykata kompetente ose nga komisioni kompetent i shkallës së dytë për ne është obligues. Në pjesën tjetër, ku sipas ligjeve kompetente MPB-ja duhet të veprojë, mundem të konfirmoj se veç më lënda është marrë në punë. Shkresa deri te ne u dërgua mbrëmë vonë, në orët e pasdites. Ende është herët të japim informatë për shkak se sapo filloi të punohet në lëndën”, potencon Jankulloska

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *