Home / Sport / Napredoku me 9 futbollistë mund Shkëndijën

Napredoku me 9 futbollistë mund Shkëndijën

Skuadra tetovare është mundur në Kërcovë me rezultatin 3:1 nga Napredoku, në një duel ku ekipi vendas një pjesë luajti me dy futbollistë më pak. Ndërkohë Drita e Bogovinës edhe pse zhvilloi një pjesë të parë të shkëlqyeshme, megjithatë në fund kapituloi para Vardarit, duke u mundur bindshëm 4:0.

Shkëndija udhëtoi drejt Kërcovës me ambicie për të marë fitore dhe për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive. Njëkohësisht trajneri Shaqiri, dëshironte vazhdimin e serisë pa disfatë dhe për këtë qëllim ‘kuqezinjtë’ ishin determinuar për të marrë tre pikë nga ky duel i javës së gjashtë. Mirëpo gjërat nuk rrodhën si duhet për ekipin tetovar, që në fillim të ndeshjes dukej i hutuar në teren, deri sa Napredoku me iniciativë të lehtë tentonte të shfrytëzojë terenin vendas. Nxitjet e para erdhën pas gjysmë ore lojë, kur pas një sulm të vendasve arbitri Shulevski me hamendje dhe vonesë të madhe tregoi në pikën e bardhë për Napredokun. Ballazhi godet saktë nga pika e bardhë dhe vendasit avansojnë 1:0. Shkëndija provoi të rrikthehet, mirëpo tentimet e Selmanit dhe Demirit u pritën pa problem nga portieri vendas, Pashovski. Në anën tjetër në castet e fundit të pjesës së parë, Petrevski shënoi për 2:0 për Napredokun. Në pjesën e dytë Shkëndija dominuese, ndërsa zëvendësimet e realizuara duket se dhanë impuls në lojën e tetovarëve. Nexhipi, Taipi dhe Shabani sollën freski në lojën e tetovarëve të cilët vazhdimisht sulmonin. Në minutën e 51 Demiri bukur assistoi për Ejupin, tentimi i të cili ndalet nga Pashovski, që lëshon portën dhe del jashtë zonës, ku në intervenimin e dytë me dorë jashtë 16-shes i mer topin Eminit, dhe me të drejtë ndëshkohet me karton të kuq. Me një futbollist më shumë Shkëndija këkronte përmbysje dhe pas rasteve të humbura nga Nexhipi dhe Emini, në minutën e 66-të Aliu shënoi për 2:1. Dhe kur dukej se tetovarët do të përmbysin rezultatin, vendasit hidhen në kundërsulm, ndërsa pas reagimit të dobët të mbrojtjes mysafire, Simonovski shënoi për 3:1. Deri në fund ishin të kota tentimet e Shkëndijës për tu rriktheyr, kështu që ata përjetuan disfatë të merituar në këtë duel. Edhe Drita e Bogovinës është mundur në transfertë, duke humbug 4:0 nga Vardari. Bogovinasit sollën një pjesë të parë të shkëlqyeshme dhe dukej se ata janë të gatshëm për të befasuar Vardarin në teren të vet, mirëpo mungesa e koncentrimit të castet e fundit të pjesës së parë, bënë që Petrov të shënojë për epërsi 1:0 për Vardarin. Ambiciet e Dritës u shuan në start të pjesës së dytë, kur Kostovski me goditje të bukur realizoi për epërsi 2:0. Deri në fund të takimit Drita ishte e pafuqishme për t’u rrikthyer, ndërsa Vardari me anë të Petrovit dhe Kostovskit solli edhe dy gola tjerë, për fitore 4:0. Horizont Tunrova vazhdon me formën e mirë dhe kësaj rradhe mundi 2:0 Bregallnicën. Balldovaliev dhe Bllazhevski ishin autor të golave për ekipin nga Strumica. Teteksi në Tetovë ka marrë fitoren e parë në sezonin e ri, duke mundur 2:0 Pelisterin, me dy golat e shënuar nga mesfushori Bozhinovski. Dy ndeshjet e para të javës së gjashtë u zhvilluan të shtunën në të cilat, Renova mundi 2:0 Sileksin, ndërsa me të njëjtin rezultat Rabotnicki fitoi Metalurgun.

Rezultatet:
Renova 2-0 Sileksi
Rabotnicki 2-0 Metalurgu
Napredoku 3-1 Shkëndija,
Horizonti 2-0 Bregallnica,
Teteksi 2-0 Pelisteri,
Vardari 4-0 Drita.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *