Home / Lajme / Maqedoni / Në 2002 ka pasur plan për arrestimin e Ali Ahmetit

Në 2002 ka pasur plan për arrestimin e Ali Ahmetit

26 shtator-Atëherë, nëse VMRO-DPMNE do të mbetej në pushtet do të kryente arrestimin e atyre që kishin dhënë urdhëra. Për ish-pjesëtarët e tjerë të UÇK-së, më pas do të mund të flitej për rehabilitimin e tyre”, deklaroi Angelov, i cili aktualisht është drejtues i “Dinjitetit” një shoqata e veteranëve maqedonas të luftës që u shëndërrua në parti politike dhe që i takon krahut opozitar në Maqedoni kur politikave të kryeministrit Nikolla Gruevski.

Kryetari i partisë politike “Dinjiteti” në Maqedoni dhe ish-gjenerali i njësitit “Tigrat” të MPB-së gjatë konfliktit të vitit 2001, Stojançe Angelov ka theksuar se në vitin 2002 ka pasur plan për arrestimin e Ali Ahmetit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Ai këtë e theksoi në emisionin “Presing” në televizionin Alfa, ku sipas tij plani i arrestimit do të bëhej menjëherë pas zgjedhjeve të shtatorit të vitit 2002 dhe nëse në pushtet do të mbetej VMRO-DPMNE.
“Ka pasur plan dhe informacione për arrestimin e disa personaliteteve udhëheqëse të BDI-së dhe sidomos Ali Ahmetit. Atëherë, nëse VMRO-DPMNE do të mbetej në pushtet do të kryente arrestimin e atyre që kishin dhënë urdhëra. Për ish-pjesëtarët e tjerë të UÇK-së, më pas do të mund të flitej për rehabilitimin e tyre”, deklaroi Angelov, i cili aktualisht është drejtues i “Dinjitetit” një shoqata e veteranëve maqedonas të luftës që u shëndërrua në parti politike dhe që i takon krahut opozitar në Maqedoni kur politikave të kryeministrit Nikolla Gruevski. (INA)

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *