Home / Lajme / Maqedoni / Në gjysmën e parë të vitit Maqedonia ka eksportuar mallra me vlerë prej 2,285 miliardë dollarë

Në gjysmën e parë të vitit Maqedonia ka eksportuar mallra me vlerë prej 2,285 miliardë dollarë

5 shtator-Më së shumti mallra, 62,8 për qind Maqedonia ka eksportuar në vendet anëtare të BE-së, pas çka vijojnë vendet e Ballkanit Perëndimor me 24,3 për qind. Më së shumti mallra 58,3 për qind janë importuar nga vendet e BE-së, pas çka vijojnë vendet në zhvillim me 23,1 për qind.

Vlera e përgjithshme e këmbimit të mallrave me vendet e huaja për gjysmën e parë të vitit është 5,99 miliardë dollarë. Vlera e përgjithshme e eksportit t mallrave nga Republika e Maqedonisë në periudhën janar-korrik 2012 është 2,285 miliardë dollarë, ndërsa e eksportit 3,705 dollarë. Mbulimi i importit me eksportin është 61,7 për qind, ndërsa deficiti tregar është 1,419 miliardë dollarë.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, në eksportin pjesëmarrje më të madhe kanë katalizatorët e bartësve me metale fisnike ose bashkimet e tyre, feronikli, përpunimet nga nafta, prodhimet nga hekuri dhe çeliku (prodhime të dërstiluara) dhe veshmbathja. Në importin më së shumti janë të përfaqësuar platina dhe legura e platinës, e papëpunuara ose në pluhur, nafta e papërpunuar, gazi natyror në gjendje gazi dhe energjia elektrike.

Më së shumti mallra, 62,8 për qind Maqedonia ka eksportuar në vendet anëtare të BE-së, pas çka vijojnë vendet e Ballkanit Perëndimor me 24,3 për qind. Më së shumti mallra 58,3 për qind janë importuar nga vendet e BE-së, pas çka vijojnë vendet në zhvillim me 23,1 për qind.

Madje 46,8 për qind nga vëllimi i përgjithshëm i këmbimit të jashtëm tregtar janë realizuar me Gjermaninë, Greqinë, Serbinë, Bullgarinë dhe Italinë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *