Home / Lajme / Maqedoni / Në Maqedoni nuk ka të infektuar nga ethet e Nilit Perëndimor

Në Maqedoni nuk ka të infektuar nga ethet e Nilit Perëndimor

4 shtator-Në pjesën më të madhe të rasteve sëmundja kalon më lehtë pa simptoma, ndërsa te ata që kanë simptoma, ato janë të ngjashme me ato të gripit-temperaturë e lartë, lodhje, dhimbjë në trup, mund të paraqitet dhe përzjerje, vjellje apo edhe puçra në trup.

Komisioni për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet infektive në takimin e sotëm e shqyrtoi gjendjen me sëmundjet infektive në vend, ku është konstatuar se nuk ka mënjanime më të mëdha në numrin e sëmundjeve infektive, karakteristike për periudhën verore.

Vëmendje e veçantë iu kushtua informacionit për përhapjen e virusit të etheve të Nilit Perëndimor në vendet fqinje në Serbi dhe Greqi ku u konkludua se në Republikën e Maqedonisë deri tani nuk ka rast të konfirmuar në laborator të pacintëve të infektuar nga ethet e Nilit Perëndimor.

Në takim u konstatua se ekziston përparim të madh nga viti i kaluar lidhur me numrin e komunave që e realizojnë detyrimin e tyre ligjor për dezinfektimin dhe deratzimin dhe se me sukses realizohet Plani aksional kundër sëmundjeve vektor-të transmetueshme.

Pjesa më e madhe e komunave tashmë kanë ndërmarrë aktivitete për spërkatje si masa më e mirë parandaluese për shfarrosjen e mushkonjave.

Në pjesën më të madhe të rasteve sëmundja kalon më lehtë pa simptoma, ndërsa te ata që kanë simptoma, ato janë të ngjashme me ato të gripit-temperaturë e lartë, lodhje, dhimbjë në trup, mund të paraqitet dhe përzjerje, vjellje apo edhe puçra në trup.

Këto simptoma mund të jenë rezultat edhe i sëmundjeve të tjera respiratore dhe nga Komsioni rekomandojnë se nëse ndjejnë nga këto sipmtoma, personi që e di që ëshë pickuar nga mushkonja, është e rekomanuar që të konsultohet me mjekun personal.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *