Home / Lajme / Maqedoni / Në Novo Sellë filloi të ndërtohet shkolla fillore

Në Novo Sellë filloi të ndërtohet shkolla fillore

. Kompania e cila ishte e zgjedhur për ndërtimin u vonua dhe ne bëmë ankesë me shkri, m bëmë përpjekjen tonë dhe ata u tërhoqën, tashi kompania në fjalë do imbajë pikët negative, sanksionet e kështu me radhë por kompania e dytë është shumë serioze dhe ka filluar menjëherë me punë dhe ne deri në fund të shtatorit apo fillimi i tetorit këto dy godina të ngriten dhe tjetra në fund të tetorit”, tha Fatmir Izairi, kryetarë i komunës së Zhelinës.

Urim Hasipi
Tetovë -Pas tërheqjes së firmës së parë nga realizimi i punëve në ndërtimin e shkollave në Merovë dhe në Novo Sellë, për shkak të terenit të largët, automatikisht është përzgjedhur firma e dytë e cila do të ndërtojë këta dy shkolla. Kjo është bërë e ditur nga ana e zëvendësministrit të arsimit Safet Neziri dhe drejtorit të shkollës qendrore “Pashko Vasa” në fshatin Grupçin Nuredin Ismaili, gjatë një ceremonie për inaugurimin e punimeve për shkollën e fshatit Novo Sellë.Kryetari i komuunës së Zhelinës Fatmir Izairi, i cili tha se firma e dytë pritet që për një kohë të shkurtër të përfundojë objektet. “Janë duke u ndërtuar dy shkolla të cilat në fushatën parazgjedhore nuk ikam premtuar, shkolla e Merovës dhe Novosellës dhe për 10 ditë vëndohet edhe gurrthemeli i shkollës së Kopacindollit. Kompania e cila ishte e zgjedhur për ndërtimin u vonua dhe ne bëmë ankesë me shkri, m bëmë përpjekjen tonë dhe ata u tërhoqën, tashi kompania në fjalë do imbajë pikët negative, sanksionet e kështu me radh ë por kompania e dytë është shumë serioze dhe ka filluar menjëherë me punë dhe ne deri në fund të shtatorit apo fillimi i tetorit këto dy godina të ngriten dhe tjetra në fund të tetorit”, tha Fatmir Izairi, kryetarë i komunës së Zhelinës. Ndryshe, më 2 korrik në fshatin Merovë të komunës së Zhelinës u vendos gurrëthemeli për ndërtimin e shkollës së re, pasi objekti i vjetër një vit më parë u përfshi nga flakët dhe u dogj në tërësi. Pas kësaj, komuna e Zhelinës dhe Ministria e Arsimit premtuan se do të rregullojnë shkollë të re, por pas kontraktimit me një firmë nga Shkupi e njejta zhagiti punët me arsyetimin se fshati është largët dhe shpenzimet e rrugës nuk kanë qenë të përfshira në tender. Pas ankesave nga ana e drejtorisë dhe komunës e njejta firmë u tërhoq nga realizimi i tenderit në këta dy shkolla dhe pastaj vijoi punët firma e cila ishte e ranguar e dyta në tender.Sipas zëvendësministrit Neziri, objekti i shkollës në Novo Sellë, do të zgjidh mungesën e hapësirave shkollore dhe nxnësit më nuk do të kenë nevojë të barten me autpbus deri në shkollën qendrore në Grupçin. “Kjo shkollë do të ketë një sipërfaqe prej 402 metra katrorëve, përkatësisht 8 hapësira edhe atë 5 për mësimbajtje dhe tre të tjera për administratën dhe udhëheqësinë e shkollës. E rëndësishme është se këto hapësira sigurojnë kushte të favorshme për mësim si për 114 nxënësit që ka ky vendbanim ashtu edhe për mësimdhanësit. Janë siguruar më se 4 milion denarë edhe atë MASH ka siguruar 3 milion denarë ndërsa komuna e Zhelinës 1 milion denarë”, tha Neziri. Ai premtoi se të dy objektet shkollore edhe në Novo Sellë edhe në Merova sipas premtimeve nga firma “Atelia 2-Tetovë”, do të ëprfundojnë brenda 25 ditëve.Edhe drejtori i Shkollës, edhe zëvendësministri Neziri por dhe kryetari i komunës së Zhelinës janë shprehur se do kërkojnë përgjegjësi nga kontraktuesi i parë AlMak për shkak të zhagitjeve të punësve dhe vonesave të shkaktuara.Në Merovë tashmë një javë po punohet në objektin e ri të shkollës nga ana e firmës tetovare. Aktualisht nxënësitr e kësaj shkolle mësojnë në shtëpi private.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *