Home / Lajme / Maqedoni / Në territorin e Maqedonisë 11 zjarre aktive

Në territorin e Maqedonisë 11 zjarre aktive

11 shtator-Është ende aktiv zjarri në komunën Dibër në fshatin Banishte në vendin e qujtur Banjat e Dibrës dhe është nën kontroll. Ai është transferuar nga Shqipëria dhe është kapluar sipërfaqe prej dy hektarëve pyje të ulëta. Janë angazhuar 20 persona nga NP “Pyjet e Maqedonisë”.

Në territorin e Republikës së Maqedonisë deri në ora 16 ka 11 zjarre aktive edhe atë në Prilep në vendin e quajtur Brest, në Makedonski Brod, në afërsi të fshatit Greshnici, në fshatin Krapa, në Saraj në fshatin Harnaqi, në Kumanovë tek fshati Strimë, në Veles tek fshatit Podles dhe tek fshati Slp, në Dibër tek fshati Banishte në vendin e quajtur Banjat e Dibrës, në Dellçevë pranë fshatit Dramçe tek vendi i quajtur Vakanica dhe në Prilep në fshatin Manastir në vendin e quajtur Elenik.

Siç komunikoi Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, është likuiduar zjarri në komunën Kriva Pallankë në fshatin Bashtevë drejt fshatit Gradec.

Ende është aktiv zjarri në komunën e Prilepit, në vendin e quajtur Brest e ka shkaktuar një përçues i rrëzuar nga transmetuesi. është kapluar sipërfaqe prej 20 hektarëve bari i thatë, pemë të ulëta dhe shkurre. Janë angazhuar pesë persona nga Njësiti territorial zjarrëfikës me një automjet.

Zjarri shpërthen në 12:40 në komunën e Makedonski Brod në fshatin Greshnicë është ende aktiv. Është kapluar bari i thatë dhe pyje me lisa. Janë angazhuar dy persona të ARM-së, gjashtë vetë nga NP “Pyjet e Maqedonisë” PE.

Zjarri i shpërthyer në orën 14 në komunën Makedonski Brod, në afërsi të fshatit Krapa është ende aktiv dhe është përfshirë bar i thatë dhe pyje me lisa.

Zjarri që shpërtheu në orën 14 në komunën e Sarajit në afërsi të fshatit Harnaqi është aktiv dhe është kapluar pyll me pemë të ulëta. Janë angazhuar pesë persona nga me një automjet kundër zjarrit.

Me zjarrin që shpërtheu në orën 10:30 në terrenin e paarritshëm në komunën e Kumanovës, në afërsi të fshatit Strimë është përfshirë pyll me pemë të ulët dhe me lisa pyjorë. Janë angazhuar 20 persona nga NP “Pyjet e Maqedonisë”.

Me zjarrin që shpërtheu në orën 08:30 në komunën e Velesit pranë fshatit Podles është kapëuar bar i thatë dhe dëllinjë. Janë angazhuar 10 persona nga NP “Pyjet e Maqedonisë”.

Është ende aktiv zjarri që shpërtheu dje në Veles në fshatin S’lp në fshatin Buzallakovë. Është përfshirë pyll me pemë të ulëta. Janë angazhuar për shuarjen e tij 10 persona nga NP “Pyjet e Maqedonisë”.

Është ende aktiv zjarri në komunën Dibër në fshatin Banishte në vendin e qujtur Banjat e Dibrës dhe është nën kontroll. Ai është transferuar nga Shqipëria dhe është kapluar sipërfaqe prej dy hektarëve pyje të ulëta. Janë angazhuar 20 persona nga NP “Pyjet e Maqedonisë”.

Zjarri që shpërtheu dje në komunën Dellçevë tek fshati Dramçe në vendin e quajtur Vakanica është aktiv. Është përfshirë sipërfaqe prej prej 300 hektarëv pyll me pisha. Janë angazhuar 22 njerëz nga TPPE Dellçevë, Vinicë, Makedonska Kamenicë dhe Koçanë me gjashtë automjete zjarrëfikëse, 33 njerëz nga NP “Pyjet e Maqedonisë” me 3 automjete, 10 nga ndërmarrjet publike, si dhe gjashtë persona nga popullata lokale. Është angazhuar aeroplan zjarrëfikës i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim.

Zjarri në komunën e Prilepit në fshatin Manastir në vendin e quajtur Elenik është aktiv. Me të njëjtin është kapluar sipërfaqe prej 10 hektarëve bari i thatë. Janë angazhuar tetë njerëz nga NP “Pyjet e Maqedonisë”.

Zjarri i cili shpërtheu më 7 shtator në komunën Kriva Pallankë në fshatin Bashtevë drejt fshatit Gradec është likuiduar. Është kapluar pyll me pisha. Një person është angazhuar nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, katër persona nga TPPE Kriva Pallankë dhe 16 vetë nga NP “Pyjet e Maqedonisë” dhe tre njerëz nga popullata lokale

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *