Home / Sport / Optimizëm para Kroacisë

Optimizëm para Kroacisë

Një ditë para udhëtimit drejt Kroacisë, në kombëtaren e futbollit të Maqedonisë, mbizotëron atmosferë positive. Nën drejtimin e trajnerit të ri, Janevskit, duket se kthehet disponimi në kombëtare dhe futbollistët besojnë se do të kenë start të mirë të eliminatoreve për botërorin ‘Brazil 2014’. Hasani, Ibraimi dhe Demiri shpresojnë të jenë pjesë e formacionit në duelet me Kroacinë dhe Skocinë.

Përfaqësuesja e Maqedonisë pas grumbullimit tenton që të shfrytëzojë maksimalisht këto ditë që ka në dispocizion për përgatitje të mirëfillta për dy sfidat e para në eliminatoret për Botërorin 2014, qëi do të zhvillohet në Brazil. Trajneri i Maqedonisë, Çedomir Janevski, ka premtuar se në kombëtare do të vendos rend, disiplinë dhe do të kërkojë shumë punë. Ashtu ishte edhe në stërvitjen e parë, kur së bashku me ndihmësin e tij Nexhat Shabanin drejtuan stërvitjet me një orar të parapërgatitur që më parë. Janevski para mediave ishte i qartë dhe pranon se kroatët janë favoritë. “Kroacia është favorit. Është një ndeshje e rëndësishme, pasi në fillim të eliminatoreve do të përcaktohen drejtimet e reja në të ardhmen. I dijmë pikat e dobëta të kundërshtarit dhe do të mundohemi që t’i shfrytëzojmë ata. Një rezultat pozitiv për mua do të ishte barazim ose fitore në Zagreb. Ndërsa për kundërshatrin e ardhshëm do të mendojmë kur të mbyllin sfidën në Zagreb”, u shpreh Janevski. Lëvizjet pozitive në përfaqësuesen e Maqedonisë i vlerësoi edhe Goran Popovi, i cili ditë më parë realizoi transferimin tek Uest Bromuiç Albion. “Nuk dëshiroj të nënvlerësoj Kroacinë, mirëpo të githë atje pysin se kush janë futbollistët të cilët do të shkelin terrenin e gjelbër në Zagreb. Duket se ata kanë frikë nga Maqedonia dhe se kjo është një shenjë e mirë, mirëpo ne nuk duhet të nënvlerësojmë Kroacinë, pasi është një kundërshtarë i vështirë. Mirëpo mund të them se kemi kualitet, pasi kemi futbollist të rinjë, të cilët dëshirojnë të dëshmohen dhe ata me më shumë eksperiencë të cilët mund të sjellin ndryshimin”, tha Popov. Darko Tasevski, është një ndër futbollistët, të cilët rikthehen në kombëtare dhe ai u kyç i fundit në stërvitjet e kombëtares. Ndërkohë edhe pse spekulohej se Ferhan Hasani do të kalojë tek përfaqësuesja e të rinjëve, kjo nuk ndodhi. Ai ishte prezent në stërvitjet e Maqedonisë, së bashku me Agim Ibraimin dhe Muhamed Demirin. “S’kam dëgjuar diçka të tillë, pasi kam qenë në rrugë, mirëpo nuk më bëjnë përshtypje ata zëra. Nëse stafi teknik do të vendoste që unë më shumë mund të jap kontribut te shpresat, s’ka problem. Mirëpo unë jam këtu dhe jap maksimumin në kërkim të një vendi në formacion. Nëse më jepet rasti të luaj, do të bind seleksionuesin se meritoj të jem titular. Sa i përket Kroacisë, s’është nevoja të flasim shumë. Kombëtare e rregullta në evenimentet e mëdhaja, që gjithsesi përballë neve është favorit. Mirëpo ne besojmë në forcat tona dhe drejt Kroacisë shkojmë në kërkim të rezultatit pozitiv. Fitore do të ishte mirë, por s’është keq edhe barazimi”, u shpreh reprezentuesi i Maqedonisë, Ferhan Hasani. Të mërkurën është paraparë takimi me gazetarë, ku trajneri Janevski do të paraqesë përshtypjet nga përgatitjet disa ditore. Pritet që trajneri i kombëtares të ketë më të qartë fizionominë e formacionit të parë, në të cilin duhe të ketë vend për sulmuesin e Volsburgut, Ferhan Hasanin dhe atë të Mariborit, Agim Ibrahimin. Kundërshtari i parë i Maqedonisë do të jetë Kroacia dhe përballja do të zhvillohet më 7 shtator në stadiumin ‘Maksimir” në Zagreb, ndërsa më 11 shtator do të sfidohet Skocia.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *