Home / Lajme / Maqedoni / Orari i punës së objekteve hotelierike prej nesër më i shkurtër për një orë

Orari i punës së objekteve hotelierike prej nesër më i shkurtër për një orë

3 shtator-Disko klubet janë me orar pune prej orës 19:00 deri në orën 04:00 gjatë ditëve punuese, gjegjësisht deri në orën 06:00 të premtën dhe të shtunën, si dhe para festave dhe në ditët festive.

Në pajtim me Ligjin për veprimtari hotelierike, prej nesër e deri më 24 dhjetor të këtij viti, orari i punës së objekteve hotelierike do të jetë më i shkurtër për një orë, përveç në ditët e premte dhe e shtunë, si dhe para festave dhe ditëve festuese, kur do të punohet plus një orë, njoftoi Inspektorati shtetëror i tregut.

Kjo do të thotë se objektete hotelierike për ushqim pa marrë parasysh llojin e shërbimeve hotelierike (restorante, kafene) mund të punojnë prej orës 07:00 deri në orën 24:00. Në ditët e premte dhe e shtunë, si dhe para festave dhe ditëve festive orari i punës është deri në orën 01:00.

Baret e natës dhe kabaretë mund të punojnë prej orës 20:00 deri në orën 04:00, ndërsa të premtën dhe të shtunën, para festave dhe në festa deri në orën 05:00.

Disko klubet janë me orar pune prej orës 19:00 deri në orën 04:00 gjatë ditëve punuese, gjegjësisht deri në orën 06:00 të premtën dhe të shtunën, si dhe para festave dhe në ditët festive.

Inspektorati shtetëror i tregut paralajmëron se në pajtim me kompetncat e saj do të kryej mbikëqyrje inspektuese për respektim të Ligjit për veprimtari hotelierike, posaçërisht në pjesën për orarin e punës, ndërsa do të rritet edhe numri i mbikëqyrjeve për respektim të Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit në objekte hotelierike

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *