Home / Sport / Organizatorët të kënaqur me ‘Gostivar Paragliding Cup’

Organizatorët të kënaqur me ‘Gostivar Paragliding Cup’

“Jemi shumë të kënaqur nga pjesëmarësit tonë dhe nga vëllezërit tonë që na erdhën nga Shqipëria e Kosova, por edhe mysafirët tjerë prej Maqedonie dhe që kësaj gare “Gostivar Kup’, i dhanë një dimension më të madh. Qëllimi ynë është që Gostivari të bëhet një qendër e njohur këtu në rajon që ofron kushte të mrekullueshme për fluturime, posacërisht Mali i Thatë këtu në fshatin Cegran”, u shpreh Mentor Saiti, kryetar i Aeroklubi ‘Kondor’ nga Gostivari.

Fundjavën e kaluar, nga e premtja deri të dielën, për tre ditë me rradhë qyteti i Gostivarit ishte mikëpritës i etapës së dytë të Kampionatit Kombëtar Shqiptar në fluturime të lira. ‘Gostivar Paragliding Cup’ grumbulloi 33 garues nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, të cilët sollën performansa të shkëlqyeshme, rivalitet, atraktivitet dhe spektakël për shikuesit. Brenda kësaj kohe u bënë shumë fluturime të cilat ishin pjesë e konkurrencës zyrtare. Kampionati ka për qëllim vetëdijësimin e sportistëve shqiptarë për bashkim, pa përjashtuar tentimin për shoqërim, njoftim dhe kuptohet zhvillim të këtij sporti. Për herë të parë për shqiptarët e Maqedonisë u zhvillua një garë e këtillë, ndërsa organizatorët pretendojnë të shëndrojnë këtë garë në tradicionale. Këtë vit zhvillohet edicioni i dytë i Kampionatit Kombëtar i fluturimeve të lira, ndërsa për herë të parë këtij evenimenti i shtohet edhe etapa që u zhvillua në Gostivar. Paraprakisht etapa e parë u zhvillua në Korcë, ndërsa pas Gostivarit, pasojnë edhe etapat e Prishtinës, Tiranës, Gjirokastrës, Prizrenit dhe në fund Vlorës, kur edhe do të mësohet emri i fituesit të edicionit të dytë të këtij evenimenti. Presidenti i Aeroklubit ‘Kondor’ nga Gostivari Mentor Saiti ishte edhe organizator i kësaj gare, ndërsa sipas asaj që thonë mysafirët, përfundimisht kjo garë kaloi provimin për t’u organizuar edhe vitet e ardhshme. Për organizatorët e kësaj gare, konkretisht kryetarin e aeroklubit Kondor nga Gostivari, Mentor Saitin, ishte kënaqësi e madhe që gara rrodhi sipas planifikimeve dhe gjithcka u organizua në nivel më të lartë. “Përshtypjet e mia janë edhe më të mira, d.m.th. atë qëllim që e parapamë dhe që i’a parashtruam vetes që ta realizojmë këtë kampionat në mënyrë sa më të mirë, do kisha thënë se i kemi realizuar 100%, por edhe më shumë se sa e prinim. Jemi shumë të kënaqur nga pjesëmarësit tonë dhe nga vëllezërit tonë që na erdhën nga Shqipëria e Kosova, por edhe mysafirët tjerë prej Maqedonie dhe që kësaj gare “Gostivar Kup’, i dhanë një dimension më të madh, duke bërë që ky të jetë një eveniment shumë i madh dhe shumë domethënës për Gostivarin, pasi që për herë për parë mbahet një gjë e këtillë në Gostivar. Qëllimi ynë është që Gostivari të bëhet një qendër e njohur këtu në rajon që ofron kushte të mrekullueshme për fluturime, posacërisht Mali i Thatë këtu në fshatin Cegran, i cili orfon me të vërtetë kushte mjaft të volitshme për zhvillimin e këtij sporti”, u shpreh Mentor Saiti, kryetar i Aeroklubi ‘Kondor’ nga Gostivari. Sa i përket rezultatit pas dy ditë gara, në etapën e dytë të Kampionatit kombëtar në fluturime të lira, pas 6 fluturimeve që realizuan garuesit në Gostivar, vendi i parë i takoi Xhonatan Islamit nga Shqipëria, në vend të dytë u rendit Hikmet Inal poashtu nga Shqipëria, ndërsa pozita e tretë ishte për garuesin nga Kosova, Hizdri Gubetinin. Ndërkohë pasi që etapa e dytë e Kampionatit kombëtar në fluturime të lira ishte e bashkuar me ‘Gostivar Paragliding Cup 2012’, në konkurencë të përgjithshme triumfuan garuesit nga Maqedonia. Bojan Jovanovski ishte fitues i përgjithshëm i garës së organizuar në Gostivar, në vend të dytë u rendit Mile Jovanovski, ndërsa Kristijan Temelkovski zuri pozitën e tretë. Pas dy etapave të realizuara të Kampionatit kombëtar në fluturime të lira në Korcë dhe Gostivar, në renditjen e përgjithshme udhëheq Xhonatan Islami, që trimufoi në të dy etapat. Ndërkohë Kampionati kombëtar i fluturimeve të lira do të vazhdojë edhe me pesë etapa tjera, që do të zhvillohen në Prishtinë, Tiranë, Gjirokastër, Prizren dhe në fund në Vlorë, ku do të mësohet emri i kampionit të përgjithshëm të këtij evenimenti. Etapa e tretë e Kampionatit kombëtar në fluturime të lira do të startojë me 2 tetor në Prishinë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *