Home / Lajme / Maqedoni / Organizim përballë shtypjes politike e diskriminimi ekonomik të shqiptarëve në Maqedoni

Organizim përballë shtypjes politike e diskriminimi ekonomik të shqiptarëve në Maqedoni

30 shtator-Hapjen e kësaj tryeze, siç thuhet në kumtesën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e bëri Sekretari për marrëdhënie me jashtë i lëvizjas, Xhelal Sveçla, i cili përshëndeti të pranishmit duke i ftuar të bashkëbisedojnë për situatën e shqiptarëve në rajon.

Lëvizja VETËVENDOSJE! dje në Shkup organizoi tryezën me temë “Shqiptarët në rajon – shtypja politike e diskriminimi ekonomik i shqiptarëve në Maqedoni”, ku morën pjesë publicistë, shkrimtarë, pedagogë dhe intelektualë të tjerë shqiptarë të Maqedonisë.

Hapjen e kësaj tryeze, siç thuhet në kumtesën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e bëri Sekretari për marrëdhënie me jashtë i lëvizjas, Xhelal Sveçla, i cili përshëndeti të pranishmit duke i ftuar të bashkëbisedojnë për situatën e shqiptarëve në rajon.

Pas tij, fjalën e mori kryetari i kësaj lëvizje, Albin Kurti, i cili theksoi se Kosova dhe Shqipëria u kanë borxh shqiptarëve që gjenden në shtetet përreth, dhe se duhet të vihen në funksion të faktorizimit dhe mobilizimit të tyre në rajon. Kurti ndër të tjera tha se: “Ne si Lëvizje VETËVENDOSJE! jemi të interesuar që shqiptarët kudo që janë, për të drejtat që u shkelen, për shtypjen politike që e përjetojnë, për shfrytëzimin ekonomik që po ashtu e përjetojnë, t’ju ndihmojmë dhe t’i mbështesim maksimalisht. Por, duhet ta kemi parasysh se në politikë zëri autentik është i pazëvendësueshëm. Nuk mund të ketë zëvendësim për zërin që vjen prej vet vendit ku shtypet ai zë”. Ai më tej theksoi se në Maqedoni, pushteti përveç se tregohet i padrejtë ndaj gjithsecilit qytetarë, në veçanti tregohet i padrejtë dhe shtypës ndaj komunitetit shqiptarë, duke e diskriminuar dhe shfrytëzuar atë në vazhdimësi.

Ndërsa Shpend Ahmeti, nënkryetari i lëvizjes bëri thirrje për ndërtimin e një platforme të përbashkët ekonomike, që do të ndalonte shfrytëzimin ekonomik të shqiptarëve, duke përmbysur njëherazi edhe statistikat ekonomike, që flasin për një ekonomi tregtare dhe importuese, drejt një ekonomie që vihet në shërbim të prodhimit, mirëqenies dhe punësimit. “Është koha përfundimisht që shqiptarët të mblidhen dhe të bëjnë një platformë të përbashkët ekonomike, e cila do të mundësojë koordinimin më të mirë të shqiptarëve, do të mundësoj tregtinë më të mirë të shqiptarëve në mënyrë që të përfitojmë së pari ne si shqiptarë nga kapaciteti jonë ekonomik”, u shpreh Ahmeti.

Të pranishmit përgjatë diskutimit konstatuan se shqiptarët janë të përjashtuar nga çdo perspektivë zhvillimore dhe vendimmarrëse në rajon, e në veçanti, shqiptarët e Maqedonisë janë ata që e vuajnë këtë situatë më së tepërmi. Për këtë, folësit në këtë tryezë shprehën vullnetin që tashmë është koha e fundit kur shqiptarët në Maqedoni duhet të faktorizohen përmes një mobilizimi qytetar dhe kombëtar, në mënyrë që t’i japin fund shtypjes së përditshme.

Në fund, fjalën e mori sërish Albin Kurti, që duke përshëndetur vullnetin e mirë, në mes të pranishmëve, dhe optimizmin për t’i çuar përpara kërkesat kombëtare, u shpreh se kombi nuk është thjeshtë gjuhë dhe kulturë, por është edhe ekonomi e politikë. “Pyjet, tokat, arat liqenet, lumenjtë janë hapësira të një kombi. Ato përkthehen në punësim dhe mirëqenie”, u shpreh Kurti

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *