Home / Sport / Pas Teteksit edhe Renova dorëzohet para Shkëndijës

Pas Teteksit edhe Renova dorëzohet para Shkëndijës

“Ndeshje e shkëlqyeshme, në të cilën ne luajtëm pa pesë futbollistë standardë. Mirëpo futbollistët treguan lojë të mirë, luajtën më shumë me topin, duek bërë me dije se cka duam nga ky takim. Si rezultat i kësaj loje, erdhi fitorja bindëse, që tregon se ne me të drejtë pretendojmë titullin e kampionit dhe Kupën e Maqedonisë”, deklaroi trajneri i Shkëndijës, Artim Shaqiri.

Pasi një javë më parë në derbin lokal të Tetovës, Shkëndija shkatëroi Teteksin me rezultat bindës 4:1, këtë të shtunë ‘kuqezinjtë’ deklasuan edhe Renovën me rezultat 3:0, duke treguar se për momentin në Tetovë ata kanë fjalën kryesore. Në një takim interesant, ku pritej Renova të shfrytëzojë mungesën e pesë futbollistëve standard të Shkëndijës (Demiri dhe Alijii munguan për shkak të kartonave, ndërsa Emini, Huseini dhe Pollozhani për arsye shëndetësore), u tregua se ‘kuqezinjtë’ kanë pankinë të fuqishme dhe futbollistë që në cdo moment janë të gatshëm të bartin barën kryesore të ekipit. Pas matjes së forcave në fillim, momenti i ndryshimit erdhi në minutën e 20-të,kur Simovski ktheu topin drejt Zendelit, ndërsa portieri i Renovës nuk e pranoi si duhet, duke i mundësuar Ejupit që të realizojë për 1:0. Epërsia ‘kuqezinjëve’ u dha krahë dhe ata në vazhdim kishin kontroll të plotë të lojës, mirëpo pa mundur të sjellin golin e dytë dhe të sigurisë. Pjesa e parë u mbyll me epërsi minimale të Shkëndijë, ndërsa në pjesën e dytë, kur temperaturat u normalizuan, të dyja ekipet sollën futboll më më cilësor. Shkëndija nuk shfrytëzoi disa kanosje të Rexhepit dhe Nexhipit nga distanca, ndërsa Renova mundej të barazojë, kur së pari Berisha bllokoi golditjen e Bajramit, ndërsa më vonë, Sajmir Fetai kishte rastin më të mirë, mirëpo nuk realizoi në kushte kur ishte ballë për ballë me portierin e Shkëndijës. Dënimi për këtë erdhi në minutën e 62-të, kur Nexhipi merr një top në mes të fushës, i ofrohet zonës dhe me një goditje spektakulare shënon për 2:0. Renova tani duket e gjunjëzuar, ndërsa Shkëndija gjendet në situatë për të deklasuar kundërshtarin. Nexhipi së pari sjell assist të përkryer për Ejupin, mirëpo sulmuesi i Shkëndijës nuk arrin të realizojë mundësi të shkëlqyeshme, duke paraboluar portierin dhe portën kundërshtare. Se si realizohet parabolimi, Ejupi mund të shihte në minutën e 76-të kur Cuculi pasoi drejt Nexhpit, ndërsa ky i fundit edhe një herë tregoi klasin e tij, duke shënuar me parabolë për 3:0. Deri në fund të ndeshjes regjistrojmë mundësinë e shkëlqyeshme të Renovës, kur Nikov intervenon mirë, ndërsa në vazhdim Ismaili con topin në shtyllë, ndërsa në anën tjetër Nexhipi u gjet në situatë për të shënuar, mirëpo deshti të assistojë drejt Hasan dhe mundësia u humb. Në fund tre pikët me meritë shkuan në adresë të Shkëndijës, që tregon qartë ambiciet për titullin e kampionit. “Ndeshje e shkëlqyeshme, në të cilën ne luajtëm pa pesë futbollistë standardë. Mirëpo futbollistët treguan lojë të mirë, luajtën më shumë me topin, duek bërë me dije se cka duam nga ky takim. Si rezultat i kësaj loje, erdhi fitorja bindëse, që tregon se ne me të drejtë pretendojmë titullin e kampionit dhe Kupën e Maqedonisë”, deklaroi trajneri i Shkëndijës, Artim Shaqiri, ndërsa Qatip Osmani pranoi disfatën nga ekipi më i gjindshëm në teren. “Disfatë e thellë nga një ndeshje ku pritnim më shumë. Mirëpo futbolli është i këtillë. Ne kishim mundësi të 100% për të barazuar në rezultat 1:0, mirëpo nuk arritëm të shënojmë, ndërsa në anën tjetër na erdhi dënimi. Shkëndijës i urojmë fitoren, ndërsa ne duhet të analizojmë gabimet dhe të koncentrohemi në ndeshjet e rradhës”, tha Osmani.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *