Home / Lajme / Maqedoni / PDSH kandidon Dikën për Dibrën

PDSH kandidon Dikën për Dibrën

23 shtator-Për këtë arsye, në platformën e PDSH-së janë dy çështje themelore që kemi vendosur,atë të aspektit politik e pastaj ndarja proporcionale e buxhetit. E di se ju nxjerrin nga puna, u vendosin taksa, dënime, por besoni, se kjo është rruga e drejtë që çon drejt suksesit”,tha mes tjerash Thaçi

Dega e PDSH në Dibër, në kuvendin e saj promovoi Mexhit Dikën kandidat për kryetar të Dibrës për zgjedhjet e ardhshme lokale. Kandidimi i Dikës si dhe i këshilltarëve të PDSH-së për Kuvendin komunal në Dibër, për kryetarin e degës partiake Bashkim Sela, paraqet “kthim i dinjitetit të dibranëve”. Për kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi, kandidati Mexhit Dika është shembull për një udhëheqës të suksesshëm, duke e dëshmuar veten në shumë ndërmarrje si inxhinier i makinerisë, por edhe si intelektual. Në paraqitjen e tij, lideri i PDSH-së foli edhe rreth situatës politike në vend. “Ne pa u bërë bë zot i tokave tona, tokave të parëve tonë, nuk ka zgjidhe dhe perspektivë për Maqedoninë. Ne me siguri do të korrim fitore në Tetovë, Gostivar, Dibër si dhe qytete tjera tona, ku shqiptarët janë shumicë. Fitorja e platformës së PDSH-së, do t`u jep vullnet të plotë politik dhe do t`i çlirojë shqiptarët që ende janë në gjendje të mjerueshme si në Manastir, Ohër, Prespë, Kumanovë, Shkup e Veles”, tha Thaçi. Sipas tij, shqiptarët nuk duhet të dëshpërohen nga politika agresive e qeveritarëve maqedonas, sepse shqiptarët janë një komb që ka një perspektivë reale dhe të qartë. “Perspektiva jonë është NATO dhe Unioni Evropian. Me një shpresë se Shqipëria shumë shpejtë do ta merr statusin kandidat për anëtar të BE-së, si dhe Kosova t’i nis bisedimet në asocim dhe stabilizim, maqedonasit duhet të binden se i bëjnë dëm vetes dhe ardhmërisë së tyre”, tha Thaçi. Duke folur për tema ekonomike, kryetari i PDSH-së u ndal te, siç tha, humbjet e shqiptarëve në këto dhjetë vitet e fundit.”Në këto dhjetë vitet e fundit, le që s`kemi fituar asgjë, por kemi humbur shumë. Nëse ndokush mendon se pa politik të fuqishme dhe pa partitë të forta shqiptare, duhet t`i bindim të tjerët të na e japin hisen ekonomike, është e kotë. Për këtë arsye, në platformën e PDSH-së janë dy çështje themelore që kemi vendosur,atë të aspektit politik e pastaj ndarja proporcionale e buxhetit. E di se ju nxjerrin nga puna, u vendosin taksa, dënime, por besoni, se kjo është rruga e drejtë që çon drejt suksesit”,tha mes tjerash Thaçi. Gazeta Koha

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *