Home / Lajme / Maqedoni / PDSH l kërkon tërheqjen e ligjit të branitellave, braktis koordinimin

PDSH l kërkon tërheqjen e ligjit të branitellave, braktis koordinimin

3 shtator-Momenti është tani para se të fillojë të shqyrtohet ky ligj në komisione dhe në seancë plenare që BDI të lëshoj qeverinë. Në qoftë se kjo nuk ndodh, ne vlerësojmë se është vetëm një pazarllëk i ulët dhe një dallavere e radhës e BDI-së të mësuar tashmë më kësi soj veprimesh në mandatin e tyre katër vjeçar dhe gjithmonë si pasojë e këtyre veprimeve e pësojnë shqiptarët”, ka thënë Aliu.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike Shqiptare ka braktis sot koordinimin i cili mbahet të hënave te kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski. Nënkryetari i PDSH-së, Imer Aliu, në një konferencë shtypi ka njoftuar se arsyeja për këtë veprim të grupit parlamentar të partisë së tij ishte se ai si koordinator ka kërkuar zyrtarisht nga kryetari i Parlamentit që ta tërheq nga procedura parlamentare Ligjin për branitellat. “Vlerësojmë se tani është momenti për parandalim të miratimit të këtij ligji. Në vijë të kësaj ishte edhe përkrahja që PDSH i dha BDI-së me qëllim parandalimin e Ligjit për branitellat. Momenti është tani para se të fillojë të shqyrtohet ky ligj në komisione dhe në seancë plenare që BDI të lëshoj qeverinë. Në qoftë se kjo nuk ndodh, ne vlerësojmë se është vetëm një pazarllëk i ulët dhe një dallavere e radhës e BDI-së të mësuar tashmë më kësi soj veprimesh në mandatin e tyre katër vjeçar dhe gjithmonë si pasojë e këtyre veprimeve e pësojnë shqiptarët”, ka thënë Aliu. Ai është shprehur se tash para fillimit të shqyrtimit në komisionet parlamentare dhe seancës plenare të Ligjit të branitellave është momenti që të parandalohet ky ligj. “Në qoftë se tani nuk ndodh, ky ligj do të miratohet dhe fajin për miratimin e këtij ligji do të bart BDI. Pas kërkesës tonë unë pres zyrtarisht përgjigje nga ana e kryetarit të Parlamentit gjithashtu edhe nga BDI, për atë se çfarë do të ndërmarrin për sa i përket kërkesës që ka të bëjë me tërheqjen e Ligjit të branitellave nga procedura parlamentare dhe si mundësi e vetme e cila ekziston për parandalim të miratimit të këtij ligji i cili është ekskluzivisht në formë dhe në përmbajtje një-nacional dhe antishqiptar”, ka thënë sot nënkryetari i PDSH-së, Imer Aliu. Koha

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *