Home / Lajme / Maqedoni / ‘Përgjegjësia penale e personave juridikë’ tema e trajnimit dyditor për gjyqtarë dhe prokurorë publikë

‘Përgjegjësia penale e personave juridikë’ tema e trajnimit dyditor për gjyqtarë dhe prokurorë publikë

27 shtator-Në vitin 2008 gjithsej janë denoncuar 343 persona juridikë, nga të cilët janë dënuar vetëm 50, në vitin 2009 janë denoncuar 316, ndërsa janë dënuar 43, ndërsa në vitin 2010 janë denoncuar 496 persona juridikë 93. Kjo do të thotë, theksojnë nga Akademia, se rritet efikasiteti i organeve në zbulim, ndjekje dhe efikasitet tëm gjyqtarëve.

Akademia për gjyqtarë dhe prokurorë publikë në bashkëpunim edhe me mbështetjen financiare të Misionit të OSBE-së në Shkup, sot dhe nesër organizon trajnim kushtuar “Përgjegjësisë penale të personave juridikë” në drejtim të harmonizimit të legjislativës nacionale me juridikun e BE-së dhe standardet ndërkombëtare.

Aneta Arnaudovska, drejtoreshë e Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë informoi se në bazë të analizës së kryer ky institut i vendosur në legjislativën e Maqedonisë në vitin 2004, jep rezultate pozitive respektivisht nga viti 2009 pothuajse dyfish janë rritur kallëzimet penale për procedurat kundër personave juridikë.

Në vitin 2008 gjithsej janë denoncuar 343 persona juridikë, nga të cilët janë dënuar vetëm 50, në vitin 2009 janë denoncuar 316, ndërsa janë dënuar 43, ndërsa në vitin 2010 janë denoncuar 496 persona juridikë 93. Kjo do të thotë, theksojnë nga Akademia, se rritet efikasiteti i organeve në zbulim, ndjekje dhe efikasitet tëm gjyqtarëve.

Kriminali korporativ në mbarë periudhën tranzite, theksoi akademik Vllado Kambovski, paraqiste problem jashtëzakonisht serioz dhe një prej qendrave të kriminalit, sidomos të krimit të organizuar dhe format tjera të kriminalit për të cilat nuk mund të gjendeshin vendime adekuate, para se gjithash për shkak të procesit të privatizimit të kapitalit. Ai përmendi se vendosja e institutit për përgjegjësi penale për personat juridikë, do të kontribuojë mes tjerash për përforcimin e legjitimitetit në punën e personave juridikë.

Drejtoresha e Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik, Arnaudovska, konsideron se në Maqedoni, gjyqtarët janë të ndershëm, inurajues, të motivuar dhe profesionistë.

Për Kambovskin, është e domosdoshme të ketë gjyqtarë të pavarur dhe inkurajues, si garanci se nuk do të ketë selektim.

Ndërkaq, qëllimi i trajnimit është që sigurohet mbështetje e prtaktikantëve në interpretimin dhe zbatimin e dispozitave për përgjegjësi penale të personave juridikë.

Përvojat evropiane lidhur me institutitn përgjegjësi penale e personave juridikë i transmetoi Barbara Vetori, profesoreshë e kriminologjisë, Universiteti i Milanos, Itali. TV KOHA

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *