Home / Lajme / Maqedoni / Përurohet rruga e shtruar me pllaka bekatoni në Vakcincë të Likovës

Përurohet rruga e shtruar me pllaka bekatoni në Vakcincë të Likovës

7 shtator-“Gjatësia e rrugës është 1.300 metra, kurse gjerësia katër metra. Vlera e projektit është 48 mijë euro, me ç’rast 35 mijë euro ka financuar komuna dhe 13 mijë euro banorët e fshatit Vakcincë”, tha Duraku.

Në fshatin Vakcincë të Komunës së Likovës, u përurua rruga e cila është shtruar me pllaka bekatoni me gjatësi prej 1.300 metra. Në këtë solemnitet morën pjesë kryetari i Komunës së Likovës Sadulla Duraku, ministri i Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta, imami i fshatit, përfaqësues tjerë lokal dhe banorë të fshatit Vakcincë.

Kryetari Duraku, me këtë rast tha se kjo rrugë u rregullua me mjete të Komunës së Likovës në bashkëfinancim me banorët e fshatit.

“Gjatësia e rrugës është 1.300 metra, kurse gjerësia katër metra. Vlera e projektit është 48 mijë euro, me ç’rast 35 mijë euro ka financuar komuna dhe 13 mijë euro banorët e fshatit Vakcincë”, tha Duraku.

Ndërkaq ministri Bejta, tha se Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të financojë dy projektet të komunës së Likovës me vlerë prej 3.635.470 denarë.

“Bëhet fjalë për projektin për ndërtimin e kanalizimit fekal në fshatin Sllupçan me vlerë prej 1.552.270 denarë dhe dokumentacionin teknik për kolektor për ujëra të zeza, me vlerë 2.083.200 denarë”, tha Bejta

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *