Home / Lajme / Maqedoni / Petrov: Nuk kemi biseduar për pjesëmarrje në Qeveri në të cilën kryeministër do të japë BDI-ja

Petrov: Nuk kemi biseduar për pjesëmarrje në Qeveri në të cilën kryeministër do të japë BDI-ja

10 shtator-“Absurd politik është marrëdhënia e koalicionit qeveritar ndaj ligjit për ish forcat e sigurisë, i cili njëri partner i koalicionit në Qeveri e propozon në Kuvend, ndërsa i dyti thotë se asnjëherë nuk do të miratohet”, tha Petrov.

LSDM-ja me BDI-në nuk ka biseduar, as të paktën për gjëra të tilla është bërë fjalë. Qëndrimin tonë qartë e kemi treguar, LSDM-ja nuk do të marrë pjesë në Qeverinë në të cilën kryeministrin do ta japë BDI-ja, tha në konferencën e sotme për shtyp sekretari i partisë Andrej Petrov, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve “nëse janë dakorduar me BDI-në se cili do të jetë kryeministri i ardhshëm shqiptar në një koalicion të mundshëm dhe Qeveri të ardhshme”.

Petrov, mes tjerash vlerësoi se situata është më serioze dhe partnerët e koalicionit në Qeveri kanë obligim të dalin me përgjigje nëse kanë plan dhe dëshirë të përbashkët që ta tejkalojnë krizën. Ai konsideron se sjellja e partnerëve në pushtet në periudhën e fundit e shkatërron reputacionin e shtetit, i thellon tensionet në shoqërinë e Maqedonisë dhe në situatë të krizës së madhe politike dhe asaj ekonomike i bën qytetarët pengje të tekave politike të partive në pushtetin.

“Absurd politik është marrëdhënia e koalicionit qeveritar ndaj ligjit për ish forcat e sigurisë, i cili njëri partner i koalicionit në Qeveri e propozon në Kuvend, ndërsa i dyti thotë se asnjëherë nuk do të miratohet”, tha Petrov.

LSDM-ja konsideron se pas ngjarjes në Sllupçan është treguar se mes partnerëve në pushtet jo vetëm që nuk ka koordinim, por ka edhe konflikt të dukshëm, i cili ka vazhduar me vendosjen e tabelave në shkollat në Çair me, siç tha ai, “procedurë jashtëligjore”, për çka përsëri, theksojnë, “ministrat e Arsimit dhe të Punëve të Brendshme ende nuk kanë qëndrim të qartë dhe ia hedhin topin njëri tjetrit”.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *