Home / Lajme / Maqedoni / Plevneliev: Bullgaria nuk do të bëjë kompromis me historinë e saj

Plevneliev: Bullgaria nuk do të bëjë kompromis me historinë e saj

7 shtator-Sipas tij, faktet nga historia duhet t’u lihen historianëve, ndërsa politikanët nga të dyja anët e kufirit të punojnë në fqinjësinë e mirë me inkuadrim evropian, dhe siç thotë, së bashku të ndërtojnë bashkëpunim të mirë, ura, tunele, linja hekurudhore dhe ngjarje të përbashkëta.

Presidenti bullgar Rosen Plevneliev deklaroi se Bullgaria asnjëherë nuk do të bëjë kompromis me historinë e saj, e as, me faktet historike për rajonin, e këtë ia ka përcjellë edhe presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov.

Siç njofton Agjencia Bullgare e Lajmeve BTA, këtë e deklaroi dje në Plovdiv në shënimin e 127 vjetorit nga bashkimi i Bullgarisë, duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse Maqedonia përpiqet që ta përvetësojë historinë bullgare.

“Theksova se manipulimi i historisë dhe ideologjia e zëvendësimit të fakteve historike nuk i ndihmon askujt në Ballkan” shtoi Plevneliev.

Sipas tij, faktet nga historia duhet t’u lihen historianëve, ndërsa politikanët nga të dyja anët e kufirit të punojnë në fqinjësinë e mirë me inkuadrim evropian, dhe siç thotë, së bashku të ndërtojnë bashkëpunim të mirë, ura, tunele, linja hekurudhore dhe ngjarje të përbashkëta.

Plevenliev shtoi se versionin e njëjtë e ka ndarë edhe me presidentin e Maqedonisë Gjorge Ivanov gjatë takimi të fundit të tyre, ku para dy ditëve i dërgoi letër.

Shefi i shtetit bullgar shpreson, siç njofton BTA, se përpjekjet shumëvjeçare nga ana e Maqedonisë për ndarjen dhe ndryshimin e historisë do të mbeten në të kaluarën. Në këtë drejtim, presidenti bullgar pret një qasje të re në marrëdhëniet mes politikanëve të dy vendeve, për të cilat pret edhe dëshmi konkrete.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *