Home / Lajme / Maqedoni / Pllaka bekatoni për rrugët e Sllatinës

Pllaka bekatoni për rrugët e Sllatinës

6 shtator- Rregullimi i rrugës kryesore në fshatin Sllatinë është vetëm një nga projektet e shumta që po realizon komuna e Tearcës gjatë kësaj periudhe, ndërsa deri në fund të vitit janë paraparë edhe projekte të tjera të ndryshme të cilat do të përmirësojnë dukshëm jetën e banorëve të kësaj komune, premton kryetari i komunës Isen Asani

Në komunën e Tearcës kanë filluar të realziohen investimet në sferën e infrastrukturës. Kësaj rradhe po punohet në rrugën kryesore në hyrje të fshatit Sllatinë. Drejtuesit e komunës së Tearcës pohojnë se banorët e këtij vendbanimi kanë më shumë se 15 vite që përballen me këtë problem, përundimisht erdhi koha për të investuar për këtë projekt të rëndësishëm për të gjithë banorët e fshatit Sllatinë. Për këtë projekt është ndarë një shumë e caktuar të hollash nga komuna e Tearcës, bën të ditur kryetari i komunës Isen Asani, duke vazhduar më tej se vetëm në fazën e parë të projektit janë vendosur mbi 3 mijë metra katrorë pllaka bekatoni . Ndërsa kryetari i bashkësisë lokale në fshatin Sllatinë Adem Ademi falënderon iniciatorët për realizimin e këtij projekti i cili është në interes të banorëve. Ai tha se poashtu është edhe një rrugë tjetër në gjendje të vështirë e cila kërkon rregullimin e saj të mënjëhershëm. Rregullimi i rrugës kryesore në fshatin Sllatinë është vetëm një nga projektet e shumta që po realizon komuna e Tearcës gjatë kësaj periudhe, ndërsa deri në fund të vitit janë paraparë edhe projekte të tjera të ndryshme të cilat do të përmirësojnë dukshëm jetën e banorëve të kësaj komune, premton kryetari i komunës Isen Asani.Punimet për këtë zgjerim të rrugës i kryen firma “Tani Park” nga fshati Sllatinë.(U.H)

Vërejtje:Çdo tekst I huazuar nga kjo ueb faqe duhet të citohet ose të shënohet komplet adresa e ueb faqes. Në të kundërtën do të meren masa ligjore ndaj atyre që marrin lajme nga kjo ueb faqe dhe nuk e tregojnë burimin.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *