Home / Lajme / Maqedoni / Policia kërkon sjellje korrekte nga tifozët

Policia kërkon sjellje korrekte nga tifozët

22 shtator-Në këto ndeshje tifozët e Shkëndijës “Ballistët” dhe “Vojvodët”, e Teteksit, shkëmbejnë thirrje dhe brohortije në baza etnike kurse pas ndeshjeve ka ardhur edhe deri tek incidente edhe rrugëve të qytetit. Kjo ka bërë që këto ndeshje të zhvillohen me prezencë të madhe të forcave policore nga Shkupi dhe qytetet tjera të Maqedonisë

Para ndeshjes së nesërme në mes ekipeve të Shëkndijës dhe Teteksit Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë ka dalur me një apel drejtuar grupeve të tifozëve nga të dy ekeipet për anim korrekt, njofton Televizioni Koha-Tetovë.

“SPB e Tetovës apelon deri tek tifozët e dy ekipeve të ligës së parë, që në mënyrë korekte dhe sportive të përkrahin ekipet e tyre, pa fyerje të rënda dhe brohoritje në baza etnike dhe të përmbahen nga pjesëmarrjet në incidente”, thuhet në apel.

Policia e Tetovës, rikujton tifozët që të sillen në mënyrë të diciplinuar, të mos bien pre e provokimeve dhe të mos shkaktojnë dhunë sepse do të ndëshkohen me sanskione ligjore.

“Tifozët të cilët në mënyrë individuale ose grupore do të inicojnë ose do të jenë pjesëmarrës në incidente, do të dënohen sipas ligjit për pengim të dhunës dhe sjellje të pahijshme në ndeshje sportive, kurse varësisht përmasat e pasojave në incident, mundet që edhe penalisht të ndiqen”, qëndron në apelin e Policisë së Tetovës.

Nga policia njoftojnë se janë marrë masa dhe aktivitete sigurie që ndeshje të zhvillohet në kushte normale ndërsa tifozëve u bëhet thirrje që të përmbahen nga incidentet, transmeton Tv KOHA.

Ndryshe, ndeshjet ndërmjet rivalëve lokal Shkëndija dhe Teteks, shpesh herë kanë sjellur në pikpyetje raportet ndëretnike në qytetin e Tetovës, të banuar me shumicë shqiptare.

Në këto ndeshje tifozët e Shkëndijës “Ballistët” dhe “Vojvodët”, e Teteksit, shkëmbejnë thirrje dhe brohortije në baza etnike kurse pas ndeshjeve ka ardhur edhe deri tek incidente edhe rrugëve të qytetit. Kjo ka bërë që këto ndeshje të zhvillohen me prezencë të madhe të forcave policore nga Shkupi dhe qytetet tjera të Maqedonisë. (U.H)
Televizioni KOHA

Vërejtje:Çdo tekst i huazuar nga kjo ueb faqe duhet të citohet ose të shënohet komplet adresa e ueb faqes. Në të kundërtën do të meren masa ligjore ndaj atyre që marrin lajme nga kjo ueb faqe dhe nuk e tregojnë burimin.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *