Home / Lajme / Maqedoni / Policia ndalon 8 valltare në Tetovë

Policia ndalon 8 valltare në Tetovë

13 shtator-Zakonisht pas aksionit policor, vajzat marren në pyetje në qendrën tranzitore çfarë veprimtarie kanë kryer, a kanë qenë të detyruara të kryejnë marrëdhënie sexuale me mysafirët e dhe në fund të njejtat nëse nuk e kanë të rregulluar lejen qëndrimit dhe statusin e rregulluar të punësimit ato depërtohen në vende e tyre prej nga vijnë dhe u shqiptohet ndalesë për hyrje në Maqedoni në kohëzgjatje prej 3 deri n 5 vjet. Nga fillimi i vitit këso ndalesa janë dhënë për 120 persona kryesisht të shteteve fqinje.

Vazhdojnë aksionet policore nëpër lokalet e natës në Tetovë dhe Gostivarë, ku dyshohet se qëndrojnë shtetase të huaja të cilët nuk e kanë të rregulluar qëndrimin dhe statsuin e punësimit. Në rajonin e Pollogut janë një sërë lokale nate ku punojnë shtetase të huaja kryesisht nga Sërbia dhe Shqipëria të cilët punojmë si valltare dhe këngëtare. Zakonisht këta lokale janë të frekunetuara gjatë muajve të verës kur edhe vijnë mërgimtarët të cilët mund të përballojnë çmimet e larta të pijeve në këto lokale. Policia këtë vit ka realizuar më shumë aksione ndërsa aksioni më i amdh ishte pikërisht gjatë muajve të verës ku u arretsuar rreth 50 valltare dhe këngëtare në lokalet e natës në Tetovë, Gostivarë dhe Kumanovë. Kësisoji të martën mbrëma Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë ka realizuar kontroll në objektin hotelerik “Babilon”, i vendosur në rrugën e Ilindenit gjegjësisht ne kompleksin “Llovec” në Tetovë. Në objektin pronë e 29 vjeçarit S.Z prej Bërvenice, janë ndaluar 7 shtetase të Sërbisë dhe një e Maqedonisë të moshës prej 20 deri në 29 vjeç.“Shtetaset e huaja, njëra prej Novi Sadi, dhe pronari i objektit janë arretsuar dhe mbajtur për procedurë të mëtejshme, ku do të vërtetohen të gjitha detajet lidhur me qëndrimin e tyre në Tetovë dhe punën në objekt”, njofton Policia e Tetovës. Sipas policisë, pas zbardhjes së plotë të detajeve do të inicohen edhe padi adekuate.Ndryshe këtë vit në rajonin e SPB-së së Tetovës janë realizuar 12 kontrolle policore në 12 objekte ku 6 janë realizuar në Gostivarë, 3 në Tetovë dhe 3 kontrolle të rregullta poashtu në Gostivar. Në këto aksione janë takuar gjithsej 20 shtetase të huaja, prej të cilave 9 nga Sërbia, 5 nga Shqipëria, 3 nga Kosova, 2 nga Bullgaria dhe një nga Zvicra por me origjinë nga Maqedonia të cilët në shumë raste kanë punuar si valltare. “Numri më i madh i tyre kanë qenë të angazhuar në të zezë dhe nuk kanë qenë të lajëmruara, kurse disa kanë qëndruar në mënyrë ilegale, për çka janë përballur me masën ligjore, ndalesë hyrje në Maqedoni prej 3 deri në 5 vjet dhe janë dëpërtuar në vendet e tyre” thuhet në një njoftim të Sketorit për Punë të Brendëshme në Tetovë. Gjithnjë sipas burimeve policore aksionet zhvillohen për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale tregëti me qenie njerëore dhe prostitucion, por deri më tash nuk është ngritur ndonjë pade penale për këto vepra. Zakonisht pas aksionit policor, vajzat marren në pyetje në qendrën tranzitore çfarë veprimtarie kanë kryer, a kanë qenë të detyruara të kryejnë marrëdhënie sexuale me mysafirët e dhe në fund të njejtat nëse nuk e kanë të rregulluar lejen qëndrimit dhe statusin e rregulluar të punësimit ato depërtohen në vende e tyre prej nga vijnë dhe u shqiptohet ndalesë për hyrje në Maqedoni në kohëzgjatje prej 3 deri n 5 vjet. Nga fillimi i vitit këso ndalesa janë dhënë për 120 persona kryesisht të shteteve fqinje. Kohëve të fundit në Pollog poashtu janë shtuar edhe aksionet e policisë në këto lokale por të njejtat pas një kohe sërish funksionojnë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *