Home / Lajme / Maqedoni / Policia:Në Tetovë mungojnë vendparkingjet

Policia:Në Tetovë mungojnë vendparkingjet

14 shtator-Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, edhe njëherë apelon deri tek qytetarët që të mos parkojnë veturat në vende të palejuara, të mos uzurpojnë trotuaret me ekspozim të prodhimeve nga më të ndryshmet dhe në të njejtën kohë mos të ndërmarrin aktivitete ndërtimore pa leje adekuate dhe të pengojnë qarkullimin e lirë në rrugë dhe trotuare. Në të kundërtën ata që nuk i respektojnë rregullat do të përballen me ndëshkime pa përjashtime.

Gjatë tetë muajve të kaluar të këtij viti, stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor në Tetovë, ka ndërmarrë 2124 masa të cilët kanë të bëjnë me parkimin e gabuar dhe uzurpimin e hapësirave publike me prodhime buqjësore. Këtë vit janë marrë diku rreth 300 aktivitete shtesë për dallim nga viti i kaluar , njofton policia e Tetovës. Sipas saj, në kuadër të pëgjegjësive dhe komptenecave që ka ky stacion policor në këtë periudhë kujdes të veçantë i është dhënë parkimit në Tetovë dhe Gostivarë. Krahas kësaj, me njësinë e merimangës janë menjanuar nga parkimi i gabuar 525 vetura me qëllim që t`ju mundësohet automjeteve dhe këmbësorëve qarkullim më i lirë dhe pa pengesa, sidomos në pjesën qendrore ku komunikacioni është më i dendur. “Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë edhe në të ardhmen do intensifikojë aktivitetet e kësaj natyre por edhe njëherë rikujton se rregullimi i hapësirave publike, përcaktimi i regjimit të komunikacionit dhe mirëmbajtja e vendeve të parkimit është në ingerencë të pushtetit lokal në Tetovë. Vlerësimi I Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë është se mungojnë vendet e mjaftueshme të parkimit por edhe dhënia e lejeve për vendosjen e prodhimeve dhe pajisjeve në vende publike në masë të madhe kontribuon në krijimin e kaosit nga veturat dhe këmbësorët të cilët në fund të fundit ndikojnë negativisht në sigurinë e përgjithshme në komunikacion. Kjo para se gjithash ka të bëjë me rrugët e “ilindenit”, “Boris Kidriç”, “Marshall Tito” dhe Strasho Pinxhur” dhe rrugë të tjera”, thotë Marjan Josifovski zëdhënës i policisë së Tetovës. Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, edhe njëherë apelon deri tek qytetarët që të mos parkojnë veturat në vende të palejuara, të mos uzurpojnë trotuaret me ekspozim të prodhimeve nga më të ndryshmet dhe në të njejtën kohë mos të ndërmarrin aktivitete ndërtimore pa leje adekuate dhe të pengojnë qarkullimin e lirë në rrugë dhe trotuare. Në të kundërtën ata që nuk i respektojnë rregullat do të përballen me ndëshkime pa përjashtime.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *