Home / Lajme / Maqedoni / Politikat ekonomike të Maqedonisë në CNN

Politikat ekonomike të Maqedonisë në CNN

8 shtator-Gruevski në intervistën e bërë gjatë qëndrimit në SHBA ku para kompanive amerikane bashkë me ekipin qeveritar i prezantoi mundësitë për të investuar në Maqedoni, flet për politikat ekonomike, hapjen e vendeve të reja të punës, rangimin e Bankës botërore.

Krizën dhe recesionin në Evropë i kemi problem, por njëkohësisht edhe mundësi për të tërhequr kompani të reja. Disa prej tyre vijnë te ne pasi që edhe në vendin e tyre situata është e keqe. Maqedonia ka tatime tërheqëse dhe shpenzime më të ulëta për hapjen e biznesit në Evropë. Asnjë vend tjetër nuk ka shpenzime më të ulëta. Bruto prodhimi vendor është rreth 28 deri në 29 për qind, deficiti buxhetor prej 2,5 për qind është i vogël, ndërsa valuta është stabile, tha kryeministri Nikolla Gruevski në intervistën për magazinën ekonomike të shtëpisë së njohur televizive në botë Si-En-En.

Maqedonia, shton kryeministri, është një prej vendeve të rralla që nuk i rriti tatimet. Implementon edhe masa të tjera për investitorët, e huaj dhe vendor, me qëllim të sigurimit të një sërë volitshmëri.

Gruevski në intervistën e bërë gjatë qëndrimit në SHBA ku para kompanive amerikane bashkë me ekipin qeveritar i prezantoi mundësitë për të investuar në Maqedoni, flet për politikat ekonomike, hapjen e vendeve të reja të punës, rangimin e Bankës botërore…

Raportuesi i Si-En-En konstaton se pothuajse të gjitha tregjet botërore janë nën ndikim e krizës debitore evropiane, por ekonomia e Ballkanit është aq e lidhur ngushtë, sa që pjesa tjetër e Evropës i vendos nën presion. Katër vende ballkanike, tha, kanë kërkuar hua nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Serbia, Bosnja, Kosova dhe Maqedonia u goditën nga kriza, veçanërisht kur bëhet fjalë për punësimin. Por, edhe krahas sfidave, Maqedonia ka zhvillim të madh në fushën e investimeve të huaja për shkak të reformave ekonomike dhe tani është në rrugë të mirë drejt Evropës.

“Nënkuptohet nuk është e njëjtë për ne kur Bashkimi Evropian ka probleme pasi 90 për qind e eksportit tonë shkon atje. Edhe atë jo vetëm eksporti i vendit tonë, por edhe vendet fqinje eksportojnë në Evropë. Kur ata kanë probleme, gjithsesi se kjo gjë ndikon edhe te ne. Por, me vendosjen e masave po përpiqemi t’i ulim dëmet. Vitin e kaluar rritja ishte tre për qind, shpresoj se edhe sivjet do të jemi të suksesshëm. Njëherësh këtë e shohim edhe si mundësi”.

Në lidhje me pyetjen për papunësinë, kryetari i Qeverisë së Maqedonisë thotë se vazhdimisht po bëhen përpjekje për uljen e saj, por se edhe po ndërmerren masa shtesë për përmirësimin e situatës.

Ai potencoi se tani jemi para të gjitha vendeve në Evropën qendrore dhe lindore, ndërsa njëkohësisht edhe para 19 vendeve-anëtare të BE-së në listën e Bankës Botërore.

“Vetëm tetë vende anëtare të BE-së janë të ranguara më mirë se ne për momentin. Po përpiqemi që të ngjitemi edhe më lartë në listë, nuk jemi të kënaqur me vendin e 22-të. Do të vazhdojmë me reformat dhe modernizimin, do të sjellim edhe shumë masa të reja”, theksoi kryeministri Gruevski në intervistë.

Intervistën për magazinën ekonomike me ndikim të “Si-En-En”-it, e cila ka mjaft rejting të lartë të shikueshmërisë në SHBA, kryeministri Nikolla Gruevski e dha të mërkurën, më 5 shtator.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *