Home / Lajme / Maqedoni / Porti i Durrësit e hapi përfaqësinë e vet në Shkup

Porti i Durrësit e hapi përfaqësinë e vet në Shkup

27 shtator-Ai informoi se i kanë intensifikuar aktivitetet për përmirësimin e kapaciteteve të portit dhe të infrastrukturës rrugore në afërsi me qëllim që të tërheqin sa më shumë klientë. Tre milionë e gjysëm tonë mall të transportuar vitin e kaluar kaluar përmes Durrësit janë vetëm 40 për qind nga tërë kapaciteti i portit.

Porti shqiptar Durrës sot e hapi përfaqësinë e vet në Shkup. Udhëheqësia e tij i prezantoi karakteristikat e veta para biznes bashkësive të Maqedonisë gjatë pjesëmarrjes në Panairin e dytë ndërkombëtar “Transport dhe logjistikë”, që mbahet prej dje në Panairin e Shkupit.

“Të gjithë duhet ta kemi të qartë se Durrësi është rruga e vetme më e afërt për dalje të Maqedonisë në Evropë. E dimë se biznes bashkësia e Maqedonisë ka lidhje historike me Portin e Selanikut dhe tentojmë që këtë ta bëjmë edhe me ne”, tha në konferencë për shtyp drejtori i portit Durrës, Eduard Nedreni.

Ai informoi se i kanë intensifikuar aktivitetet për përmirësimin e kapaciteteve të portit dhe të infrastrukturës rrugore në afërsi me qëllim që të tërheqin sa më shumë klientë. Tre milionë e gjysëm tonë mall të transportuar vitin e kaluar kaluar përmes Durrësit janë vetëm 40 për qind nga tërë kapaciteti i portit.

“Punohet në ndërtimin e autostradës e cila do t’i shkurtojë udhëtimet e deritanishme nga Maqedonia për në Durrës për 100 kilometra. Autostrada që do të ndërtohet në anën shqiptare do të jetë shumë cilësore dhe shpresojmë se edhe në anën e Maqedonisë do të investohet në aktivitete të tilla”, tha Nedreni. Deri në verën e ardhshme, paralajmëroi, të gjitha shërbimet që i ofron porti, do të privatizohen, ndërsa po ndërmerren aktivitete që ai të jetë tre metra më thellë se situata e tanishme, që do të jetë mundësi për arritje të anijeve më të mëdha dhe do të zvogëlohen harxhimet për transport.

Sipas drejtorit të Agjencisë për investime të drejtpërdrejta të huaja, Visar Fida, hapja e portit të Durrësit në Shkup do t’i avancojë mundësitë tregtae mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.

“Shumë prej kompanive ton a punojnë drejtpërdrejtë me eksport dhe këtu e shohim mundësinë tonë. Hapet mundësi e re alternative për eksport dhe të mos jenë të varur vetën nga portet në Selanik”, tha Fida.

Përfaqësuesit e kompanive të Maqedonisë vlerësojnë se porti i Durrësit i ka dobësitë e veta për shkak të pamundësisë që të pranojë anije më të mëdha dhe se handikep është infrastruktura e pandërtuar rrugore ndaj Maqedonisë. Atë e shfrytëzojnë në situata të caktuara, siç është greva e doganerëve grekë, që e bllokon komunkacionin transportues me Greqinë.TV KOHA

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *