Home / Lajme / Maqedoni / Prej nesër fillon spërkatja e jashtëzakonshme kundër mushkonjave

Prej nesër fillon spërkatja e jashtëzakonshme kundër mushkonjave

27 shtator-Dezinsektimin, kumtoi Ministria e Shëndetësisë, do ta kryejnë qendrat e shëndetit publik në Shkup, Manastir dhe Prilep, të cilat do të mbulojnë lokacionet e caktuara prioritare në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik, bazuar në të dhënat e paraqitura nga 10-të qendrat e shëndetit publik, ka caktuar 11 lokacione prioritare në tetë qytete të vendit, ku nga nesër dhe gjatë fundjavës do të kryhet detinskektim, me qëllim të mbytje të mushkonjave si parandalim nga ethet e Nilit Perëndimor.

Dezinsektimin, kumtoi Ministria e Shëndetësisë, do ta kryejnë qendrat e shëndetit publik në Shkup, Manastir dhe Prilep, të cilat do të mbulojnë lokacionet e caktuara prioritare në të gjithë vendin.

Në territorin e Shkupit, si pika prioritare për dezinsektim janë caktuar – rajoni i Fushë Topanës dhe Çairit (rreth tregut), si dhe territori rreth liqenit të Smilkovës.

Mes tjerash do të spërkatet në territorin e Kumanovës në fshatin Orizare, në rajonin e Kërçovës, në Zajaz në vendin Livadhi (në bashkimin e lumenjëve Baçishte dhe Tajmishte).

Spërkatja do të kryhet në orët e mbrëmjes dhe orët e hershme të mëngjesit (nga ora 2 deri në ora 5).

Nesër dezinsketimi do të zbatohet në lokacionet në Shkup, Krushevë, Kumanovë, ndërsa pasnesër në Dojran, Strumicë, Kërçovë dhe të dielën në Ohër dhe Koçanë. TV KOHA

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *