Home / Lajme / Maqedoni / Prokuroria ka hapur lëndë për intonimin e himnit shqiptar në USHT

Prokuroria ka hapur lëndë për intonimin e himnit shqiptar në USHT

19 shtator-Prokurori Publik, Ljupço Shfërgovski, në deklaratën për MIA-n thotë se do të kërkojë nga policia të hetojë se kush ka qenë organizator i ceremonisë në ditën e parë të vitit akademik që më pas të vendosë nëse do të ngrejë zyrtarisht procedurë penale.

Prokuroria Publike ka hapur lëndën për veprën penale “shkaktim të urrejtjes nacionale, racore dhe fetare” lidhur me intonimin e himnit shqiptar në ditën e parë të vitit akademik 2012/2013 në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Prokurori Publik, Ljupço Shfërgovski, në deklaratën për MIA-n thotë se do të kërkojë nga policia të hetojë se kush ka qenë organizator i ceremonisë në ditën e parë të vitit akademik që më pas të vendosë nëse do të ngrejë zyrtarisht procedurë penale.

“Lidhur me informacionet e disa medieve se është intonuar himni i një shteti të huaj në USHT, Prokuroria Publike ka hapur sipas detyrës zyrtare lëndën për veprën penale ‘shkaktim të urrejtjes nacionale, racore dhe fetare, përçarjes dhe intolerancës’ sipas nenit 319. Përmes kësaj lënde, do të kërkojmë nga policia të vërtetojë se kush ka qenë organizator që të mund të fillojmë me shqyrtimin e lëndës dhe të vendosim nëse do të ngremë procedurë penale”, ka deklaruar Shfërgovski.

Viti i ri shkollor në Universitetin e Shtetëror të Tetovës më 17 shtator filloi me intonimin e himnit shqiptar. Në ngjarje mori pjesë edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Safet Neziri, i cili deklaroi se ngjarja nuk duhet të problematizohet për shkak se bëhet fjalë për himn i flamurit shqiptar, e jo himni i një shteti tjetër.

Ministri Kralev dje e dënoi intonimin e himnit shqiptar dhe u bëri thirrje institucioneve kompetente të ndërmarrin masa në pajtim me ligjin.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *