Home / Lajme / Maqedoni / Promovohen fletushkat sensibilizuese për parkim të gabuar

Promovohen fletushkat sensibilizuese për parkim të gabuar

11 shtator-“Jemi këtu për të promovuar aksionin e vendosjes së bllokatorëve që ka filluar më herët. Qëllimi i këtij aksioni nuk është që të dënohen qytetarët, por të vendoset një rend në komunikacion”, tha Bexheti.

Përmes një aksioni sensibilizues, nxënës të shkollës fillore “Liria”, së bashku me kryetarin e komunës së Tetovës, Sadi Bexheti kanë promovuar dhe shpërndarë fletushkat e para mbi pasojat e parkimit të gabuar të makinave.

Në afërsi të shkollës fillore “Liria” është demonstruar vendosja e bllokatorit në një makinë të parkuar gabimisht, ndërkohë që nxënësit në formë sensibilizuese i kanë lexuar pronarit të makinës përmbajtjen e fletushkave në të cilat përfshihen të gjitha pasojat e parkimit të gabuar.

Kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti tha para gazetarëve se aksioni i vendosjes së bllokatorëve ka për qëllim vendosjen e rregullës në komunikacion.

“Jemi këtu për të promovuar aksionin e vendosjes së bllokatorëve që ka filluar më herët. Qëllimi i këtij aksioni nuk është që të dënohen qytetarët, por të vendoset një rend në komunikacion”, tha Bexheti.

Sipas tij, paralelisht me punët për rregullimin e komunikacionit janë duke u kryer të gjitha procedurat për hapjen e vendparkimeve të reja që gjenden në pjesë të ndryshme të qytetit.

Në kuadër të punëve për rregullimin dhe lehtësimin e komunikacionit në qytet, Sektori për komunikacion, rrugë dhe tokë ndërtimore ka marrë aksion për vendosjen e shtyllave ndaluese në trotuare, të cilat parandalojnë parkimin e makinave. Shtyllat ndaluese janë vendosur në trotuare që gjenden para shkollave fillore dhe të mesme dhe çerdheve të fëmijëve.

Aksioni ka filluar me vendosjen e shtyllave ndaluese para institucioneve arsimore, me qëllim që të rritet siguria në lëvizje e nxënësve me rastin e fillimit të këtij viti shkollor. Ky aksion vazhdon me vendosjen e shtyllave në trotuaret që ndodhen para institucionet publike si dhe në rrugët dhe bulevardet kryesore në qytet.

Me këtë aksion do të mundësohet një qarkullim i lirshëm i këmbësorëve nëpër të gjitha trotuaret e qytetit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *