Home / Lajme / Maqedoni / Promovohet projekti për integrim të bashkësive etnike në sistemin arsimor

Promovohet projekti për integrim të bashkësive etnike në sistemin arsimor

25 shtator-Shefi i Delegacionit të BE-së në Maqedoni, Aivo Orav në fjalimin e tij theksoi se Unioni disa vjet në raprotet për progresin vëren, siç tha, një praktikë të përhershme të ndarjes së nxënësve sipas sistemit karakteristikave etnike dhe gjuhësore në sistemin arsimor.

Qasje e barabartë deri te arsimi cilësor për nxënësit e të gjitha bashkësive etnike është qëllimi i tuining projektit “Mbështetje e integrimit të bashkësive etnike në sistemin arsimor”, i cili sot u promovua në SH.F. “Zhivko Brajkovski”.

Projekti ka filluar më 1 korrik të këtij viti dhe do të zgjatë 12 muaj, ndërsa do të zbatohet në shkollat me mjedise të përziera etnike. Është financuar nga Bashkimi Evropian nlë vlerë prej 1.085.296 euro. Aktivitetet do të zbatohen në bashkëpunim mes Agjencisë për integrim evropian dhe zhvillim ekonomik dhe Drejtorisë për zhvillim dhe avancim të arsimit në gjuhët e pjesëtarëve të bashkësive. Ky është projekti i tretë i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Instrumentit për ndihmë parainkuadruese (IPA). Komponentë e veçantë nga ky projekti do t’i kushtohet nxënësve të komunitetit entik romë – do të trajnohen prindërit për nevojat arsimore të fëmijëve të tyre.

“Qëllimi është përmirësimi i mëtutjeshëm i integrimit të bashkësive etnike në shoqëri. Bartëse e aktiviteteve do të jetë Ministria e Arsimit dhe Shkencës me një partner-agjenci nga Austria. Krahas trajnimeve vijuese për drejtorë, arsimtarë dhe të gjithë të cilët janë pjesë e procesit arsimor në lidhje me arsimin e integruar që do t’u mundësojnë qasje më të lehtë në dorëzimin e materialit, projekti do të mundësojë edhe vendosje të metodave inovative në mësimin e materialit përmes kuptimit të një mjedisi të integruar arsimor. Kjo do të jetë tërësisht e bazuar në përvojat e agjencisë austriake dhe konform me praktikat më të mira të BE-së”, deklaroi ministri Pançe Kralev.

Shefi i Delegacionit të BE-së në Maqedoni, Aivo Orav në fjalimin e tij theksoi se Unioni disa vjet në raprotet për progresin vëren, siç tha, një praktikë të përhershme të ndarjes së nxënësve sipas sistemit karakteristikave etnike dhe gjuhësore në sistemin arsimor.

Në promovimin e projektit u drejtua edhe ambasadori austriak Tomas Mihael Bajer, i cili theksoi se ekipi i ekspertëve nga vendi i tij kanë parashtruar pritje të larta nga projekti dhe se shpreson që ai të realizohet me sukses. TV KOHA

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *