Home / Lajme / Maqedoni / Protesta kundër prerjes së drunjëve

Protesta kundër prerjes së drunjëve

22 shtator-“Më katastrofale është se kjo ndërmarje kryen prerjen e drunjëve në mënyrë jo të drejtë , ata do kryejnë prerje të pastër dhe do dëmtojnë malin tonë, e kjo do ndikoj negativisht dhe do ketë pasoja katastrofale si mungesë e ajrit të pastër, dëmtimi i hapësirës së gjelbërt, erozioni i tokës dhe të tjera. Nëse kërkesa jonë nuk merret parasysh dhe nuk ndërpritet prerja, ne nuk do të mbajmë përgjegjësi për pasojat nëse ndodhin”, tha Nedim Mediu, këshilli organizativ i protestës.

Rreth 100 banorët e fshatit Tearcë të premten kanë protesuat para komunës së Tearcës, për dhënien e tenderit për prerje të drunjëve në malin që është pjesë e atarrit të tyre.

Banorët thonë se ndërmarrja ndërmarrja ‘Leshnica’,ka marrë tenderin nga “Pyjet e Maqedonisë” dhe shkatërron malin dhe dëmton sistemin e ujit nga ata furnizohen.

“Ne atë pyll e mbrojmë që 50 vite dhe ata drunjë i kemi ruajt dhe do vazhdojmë t`i ruajmë. Kërkojmë që mënjëherë të ndëpritet prerja sepse dëmtohet edhe uji për pije nga vendi ku ne marrim”, thotë një protesues. Nga këshilli iniciativ kanë bërë të ditur se pasojat nga prerja e këtilla e pyllit janë të mëdha dhe në të ardhmen problemet do të jenë me përmasa ekologjike.

“Prerja e drunjëve bëhen në mënyrë masive dhe pa selektime. Më keq është se kjo ndërmarrje kryen prerjen e drunjëve në mënyrë jo të drejtë , kurse pasojat mund të jenë katastrofale”, tha Nedim Mediu nga këshilli organizativ i protestës. Protestuesit janë kërcënuar se nëse komuna nuk mer masa për zgjidhjen e këtij problemi, atëherë ata vetë do të organizohen që të mbrrojnë malin.

Ata kanë paralajmëruar se edhe në të ardhmen do të pretsojnë dhe do të bëjnë çmos që të ndëroritet prerja e drunjëve në malin e tyre në këtë mënrë.

Sipas tyre, afërsia e vendbanimeve me Malin Sharr dhe prerja e tij në mënyrë të pakontrolluar paraqet rrezik potencial për erzione të tokës në të ardhmen kurse pasojat do të jenë edhe banorët e fshatrave të tjerë dhe jo vetëm për ata të fshatit Tearcë.

Ata kërkojnë që në mënyrë urgjente të ndërpriten prerjet dhe të gjendet zgjidhgje tjetër, në të kundërtën do të dalin në vendngjarje dhe do të ndërpresin vetë punët. As nga komuna e Tearcësm por as nga ana e ndërmarrjes pyjet e Maqedonisë, nuk kanë qenë të kapshëm të premten që të përgjigjen se pse bëhet prerja e drunjëve. (U.H)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *