Home / Lajme / Maqedoni / Punë intensive për ndërtimin e ujësjellësit

Punë intensive për ndërtimin e ujësjellësit

27 shtator-“Jemi këtu, për të parë dhe vërtetuar punën intensive të Komunës së Tetovës, për ndërtimin e projektit kaptilat për qytetin tonë, ndërtimin e ujësjellësit të ri. Për të përshpejtuar dinamikën e ndërtimin e tij, komuna e Tetovës ka dyfyshuar punët, duke vënë në aksion të menjëhershëm dy grupe punuese, që në të dy anët e ujësjellësit punojnë paralelisht për realizimin sa më të shpjetë të këtij projekti”, tha Muharem Idrizi, shef i kabinetit të kryetarit të komunës së Tetovës.

Udhëheqës të lartë të komunës së Tetovës, kanë përcjellë nga afër vazhdimin e punimeve për ndërtimin e ujësjellësit të ri të cilat po zhvillohen në dy drejtime dhe nga dy grupe punuese.

Shefi i kabinetit të kryetarit të komunës i shoqëruar nga sekretari dhe stafi i kabinetit, kanë ndjekur punimet në pjesën e poshtme të ujësjellësit, të cilat zhvillohen paralelisht me punimet që bëhen në pjesën e epërme dhe gjithë dinamikën e punës intensive që bëhet për përfundimin e këtij projekti kapital.
“Jemi këtu, për të parë dhe vërtetuar punën intensive të Komunës së Tetovës, për ndërtimin e projektit kaptilat për qytetin tonë, ndërtimin e ujësjellësit të ri. Për të përshpejtuar dinamikën e ndërtimin e tij, komuna e Tetovës ka dyfyshuar punët, duke vënë në aksion të menjëhershëm dy grupe punuese, që në të dy anët e ujësjellësit punojnë paralelisht për realizimin sa më të shpjetë të këtij projekti”, tha Muharem Idrizi, shef i kabinetit të kryetarit të komunës së Tetovës.

Sipas tij, në këtë moment, tashmë me rritjen dhe fuqizimin e kapaciteteve, brenda një periudhe 6 javëshe, janë ndërtuar edhe afërsisht 3 kilometra shtesë të ujësjellësit.

“Kjo është pjesa e poshtme e ujësjellësit që fillon nga kaptazha e Lumit të Ftohtë, kurse me pjesën e epërme, e cila fillon nga Leshnica do të lidhet në trasën përballë fshatit Veshallë. Në këtë lokacion të poshtëm është punuar për hapjen e trasës për vendosjen më pas të gypave. Dëshirojmë t’iu informojmë se hapja dhe vendosja e gypave bëhet në një terren të vështirë, ndërkohë që me këmbëngulje dhe me të gjitha kapacitet e mundshme vazhdohet të punohet”, tha Idrizi.

Ndryshe, me këtë dinamikë të shtuar të punëve, komuna e Tetovës synon që sa më shpejt ta përmbyll këtë projekt kapital.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *