Home / Lajme / Maqedoni / Qendra për trajnim të pilotëve do ta shpallë konkursin e dytë për kadetë

Qendra për trajnim të pilotëve do ta shpallë konkursin e dytë për kadetë

7 shtator-Drejtori i Qendrës për trajnime të pilotëve, Jaari Shraga, duke shprehur kënaqësinë nga puna e deritanishme dhe trajnimi i gjeneratës së parë të kadetëve sot bëri thirrje që më shumë të rnijtë të aplikojnë dhe t’i shfrytëzojnë mundësitë që i ofron qendra.

Qendra për trajnim të pilotëve e vendosur në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec pritet që javën e ardhshme të shpallë konkurs për gjeneratën e dytë të kadetëve-pilotë për nevojat e aviacionit të Maqedonisë.

Drejtori i Qendrës për trajnime të pilotëve, Jaari Shraga, duke shprehur kënaqësinë nga puna e deritanishme dhe trajnimi i gjeneratës së parë të kadetëve sot bëri thirrje që më shumë të rnijtë të aplikojnë dhe t’i shfrytëzojnë mundësitë që i ofron qendra.

Borçe Manev, instruktor për fluturim në Qendër, sqaroi se katër kadetë, mes të cilëve edhe një vajzë, nga gjenerata e parë e kadetëve-pilotë e ndjekin mësimin pa probleme në gjuhën angleze. Sipas tij, nëse vazhdojnë me tempin e tanishme të punës, kadetët e parë me siguri do ta përfundojnë trajnimin. Manev shpreson dhe i ftoi të rinjtë në Maqedoni të paraqiten në konkursin e paralajmëruar.

Marrëveshjen për bashkëpunim në dhjetor të vitit 2012 me firmën izraelite “Elbite sistem” e nënshkroi ministri i atëhershëm i Mbrojtjes Zoran Konjanovski.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *