Home / Lajme / Maqedoni / Qendra urgjente do të presë pranverën për inaugurim

Qendra urgjente do të presë pranverën për inaugurim

9 shtator-Nga Spitali Klinik i Tetovës kanë konfirmuar se përderisa ka pasur zgjagitje të lëshimit në përdorim atëherë ka pasur edhe probleme por pa potencuar se cilat janë ato probleme. “Derisa ka patur zhagitje atëherë ka pasur ndonjë problem por me rëndësi është se objekti është në fazën përfundimtare”, tha Vebi Ismaili, sekretar i Spitalit Klinik të Tetovës

Ministria e Shëndetësisë nuk jep detaje për vonesat që kanë të bëjnë me lëshimin në përdorim të qendrës urgjente dhe diagnostike në Spitalin Klinik të Tetovës.Përgjigjeja e shkurtër e kabinetit të Ministrit të shëndetësisë është se kjo qendër do të jetë e gatshme në pranverën e vitit 2013.

“Pritet që objekti të përfundohet në pranverën e vitit 2013”, thonë shkurt nga Kabineti i Ministrit, ku nuk kanë dhënë përgjigje se pse janë shkaktuar vonesat rreth përfundimit këtij objekti mjaft të rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Tetovë.

Kësisoji edhe pse kishte premtim nga vetë Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov që në muajin mars, kur gjatë një vizite në Spitalin Klinik të Tetovës ai vetëë pat deklaruar se në muajin maj të këtij vitit do të jetë gati ky objekt por tash vonesa rreth përfundimit të saj është një vjet.

Në përgjigjen e kësaj ministrie qëndron se punimet janë në fazën përfundimtare ku është ndërtuar objekt me sipërfaqe prej 3.500 metra katrorë.
Jo zyrtarisht zhagitja e punimeve ka ardhur si pasojë e mungesës së mjeteve financiare të cilët nuk janë lëshuar në kohë. Nga Spitali Klinik i Tetovës kanë konfirmuar se përderisa ka pasur zgjagitje të lëshimit në përdorim atëherë ka pasur edhe probleme por pa potencuar se cilat janë ato probleme.

“Derisa ka patur zhagitje atëherë ka pasur ndonjë problem por me rëndësi është se objekti është në fazën përfundimtare”, tha Vebi Ismaili, sekretar i Spitalit Klinik të Tetovës.

Ai nuk ka zbuluar detaje se pse janë këta vonesa me muaj të tërë me Qendrën Diagnostike dhe Urgjente. Informacionet tona flasin se punët janë zhvilluar me një tempo mjaft të ngadalësuar pikërisht nga vonesat që shkaktohen në pagesën për punët e kryera.

Sipas Ismailit me këtë objekt sa i përket pjesës së menaxhimit me financat përgjegjëse është Ministria e Shëndetësisë. Sekretari Ismaili ka premtuar se deri në fund të këtij viti kalendarik e njejta do të jetë gati.

“Objekti i Qendrës urgjente dhe diagnostike, është në përfundim e sipër dhe punët investuese janë në mbarim e sipër. Me lëshimin në përdorim të saj, do të kemi shërbime cilësore, pasi që siç dihet Spitali Klinik në Tetovë, nuk ofron shërbime vetëm për Tetovën me mbarë Pollogun, por edhe për qytetarët e Dibrës dhe Kërçovës.

Spitali jonë ofron shërbime për mbi 300 mijë banorë dhe me këtë qendër do të kemi kushte më të mira për pacientët me aparaturë më moderne dhe më bashkohore”, tha ai.

Nga Spitali Klinik i Tetovës bëjnë të ditur se pjesa më e madhe e aparaturës ka arritur dhe e njejta mund të vihet në funskion në momentin kur do të përfundojnë punimet në objekt.

Nga informacionet që i morrën nga kryerësit e punëve, bodrumi dhe kati përdhesë janë në përfundim e sipër, por ka vonesa në katin e parë, të dytë dhe të tretë.

Sipas tyre, dinamika e ulët e pagesave të situacioneve e ngadalëson përfundimin, ndërsa shumë shpejt mund të kryhen punët në bodrum dhe katin përdhesë nëse ka mjete financiare, por katet tjera vështirë se deri në fund të vitit do të përfundojnë së rregulluari.

Themelet për ndërtimin e këtij objekti janë vendosur diku në viitn 2000, por aty me vite të tëra nuk është punuar. Në vitin 2009 rifilluan punimet por të njejtat ende sot e kësaj dite nuk përfundojnë. Në fillim të projektit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë ishin ndarë 3 milion e 500 mijë euro për këtë qendër urgjente, kurse në kontratën e re vlera ka arritur deri në 4.5 milion euro. Urim Hasipi

Vërejtje:Çdo tekst I huazuar nga kjo ueb faqe duhet të citohet ose të shënohet komplet adresa e ueb faqes. Në të kundërtën do të meren masa ligjore ndaj atyre që marrin lajme nga kjo ueb faqe dhe nuk e tregojnë burimin.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *