Home / Lajme / Maqedoni / Qent endacak problem permanent

Qent endacak problem permanent

14 shtator-“Kjo është sëmundje vdekjeprurëse edhe pse në Maqedoni ende nuk është paraqitur ndonjë rast por ka raste në shtete fqinje dhe ne e praktikojmë që të japim këtë vaskinë kundër tërbimit. Tërbimi nga ana tjetër nuk vjen vetëm si pasojë e qenve endacak por ky infeksion gjendet edhe në kafshë dhe shtazë të tjera shtëpiake dhe të egra. Pacienti duhet të paraqitet edhe nëse kafshohet nga ndonjë shtazë në pyll pasi ky infeksion bartet në mënyrë të ndryshme nga kafshët e egra”, tha Ismaili.

Që nga fillimi i këtij viti rreth 60 persona kanë kërkuar ndihmë në në repartin e sëmundjeve infective në Tetovë si pasojë e kafshimit nga qent endacak. Vetëm gjatë dy muajve të kaluar ka pasur 17 raste prej të cilëve shumica janë fëmijë.

Nga reparti për sëmundje infektive theksojnë se në muaj ka nga gjashtë deri në shtatë raste të kafshimit të personave nga qent endacak.

“Në këtë repart ne pacientëve u japim vaksinën e Tetanosit dhe kundër tërbimit. Deri para disa muajve vaksinën e dytë kundër tërbimit nuk e kemi pasur në klinikat tona, por kjo vaksinë eksluzivitet ka qenë vetëm për Klinikat e Shkupit. Tash e kemi edhe këtu dhe kur ka nevojë ato i japim”, tha Halil Ismaili, kryeshef në repartin për sëmundje infektive. Sipas tij, si pasojë e kafshimit nga qent endacak vjen deri te infektimi dhe ajo mund të sjellë tërbimin e pacientit.

“Kjo është sëmundje vdekjeprurëse edhe pse në Maqedoni ende nuk është paraqitur ndonjë rast por ka raste në shtete fqinje dhe ne e praktikojmë që të japim këtë vaskinë kundër tërbimit. Tërbimi nga ana tjetër nuk vjen vetëm si pasojë e qenve endacak por ky infeksion gjendet edhe në kafshë dhe shtazë të tjera shtëpiake dhe të egra. Pacienti duhet të paraqitet edhe nëse kafshohet nga ndonjë shtazë në pyll pasi ky infeksion bartet në mënyrë të ndryshme nga kafshët e egra”, tha Ismaili.

Në rajonin e Pollogut dyshimet janë se rreth një mijë qen endacak të cilët në shumë raste janë edhe bartës të sëmundjeve të ndryshme lëvizin nëpër rrugët e qytetit dhe fshatrave rurale. Mjekët këshillojnë që në rast të kafshimit mënjëherë të kërkohet ndihmë mjekësore.

Dukuria e këtillë me qent endacak nuk është diçka e re në Tetovë, pasi që gati se dhjetë vite me radhë në më shumë rrugë dhe bulevarde kryesore ka qen të cilët lëvizin në tufa dhe shpesh herë sulmojnë edhe fëmijët e pambrojtur. Ky problem akut ka qenë sfidë pothuajse për të gjitha garniturat e pushteteve lokale në Tetovë, por asesi të gjen zgjidhje.

Nga ndërmarrja publike komunale në Tetovë theksojnë se kanë njohuri me problemin e qenve endacak dhe për këtë qëllim është vendosur një qendër në kuadër të Ndërmarrjes Publike Komunale në njësinë e Higjeinës e cila meret me trajtimin e tyre.

“Deri më tani kemi trajtuar një numër të jashtëzakonshëm të qenve endacak dhe do të vazhdojmë edhe më tutje. Ka një kohë të gjatë që qyteti i Tetovës është duke u përballuar me këtë problem dhe për këtë arsyje ne si ndërmarrje jemi duke punuar në këtë drejtim duke pasur parasyshë se ka qen endacak që sillen edhe nga qytete të tjera të Maqedoni dhe në jemi duke punar për të parandaluar këtë dukuri”, deklaroi Ajet Murati, drejtor i Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova-Tetovë.

Nga pushteti lokal në Tetovë theksojnë se në orët e hershme të mëngjesit sillen qen nga qytete të ndryshme të Maqedonisë dhe lëshohen në rrugët e Tetovës. Së fundi është inicuar edhe një projekt që të rregullohet një qendër rajonale në nivel të nëntë komunave të Pollogut për trajtim të qenve endacak. Krahas rrezikut për këmbësorët qent endacak poashtu janë shkaktarë të 44 aksidenteve të trafikut në autostradën Tetovë-Gostivar gjatë tetë muajve të kaluar.

Numri më i madh i këtyre aksidenteve janë rregjistruar në muaj gusht (14) dhe prill (8) kurse disa aksidente shtesë poashtu siç janë daljet nga autostrada kanë qenë të paraqitura si rezultat i lëvizjes së pakontrolluar të qenve endacak në këtë rrugë.

“Shumica e këtyre aksidenteve ku shkaktarë kanë qenë qent endacak janë rregjistruar gjatë orëve të natë kur shumë vështirë vërëhen nga drejtuesit e makinave pasi që në këtë rrugë vozitet me shpejtësi më të madhe dhe është e oamundhshme që të shmangen këto lloj aksidente”, thotë zëdhënësi i Policisë së Tetovës Marjan Josifovski.

Sipas policisë, të dhënat e deritanishme flasin se mburrojat prej metali përgjatë rrugës edhe në të kaluarën por edhe në këtë kohë janë shumë të dëmtuara por një pjesë e saj është vjedhur dhe kjo u mundëson kafshëve që të dalin në rrugë pa ndonjë pengesë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *