Home / Sport / Ranglista e FIFA-s: Maqedonia + 5, Shqipëria – 10 vende

Ranglista e FIFA-s: Maqedonia + 5, Shqipëria – 10 vende

Maqedonia fushatën kualifikuese për botërorin 2014 e nis nga vendi i 97-të në renditjen e FIFA-s,ndërsa Shqipëria ka zbritur dhjetë vende, duke u renditur në vendin e 84 për muajin shtator.

Maqedonia fushatën kualifikuese për botërorin 2014 e nis nga vendi i 97-të në renditjen e FIFA-s për muajin shtator, që është publikuar të mërkurën në prag të ndeshjeve të para eliminatore. Maqedonia ka bërë një ngritje për pesë vende duke hyrë kështu në mesin e 100 kombëtareve të para. Shqipëria ka zbritur dhjetë vende në renditjen e përmuajshme të FIFA-s duke u renditur në vendin e 84 për muajin shtator. Të gjitha 54 ndeshjet ndërkombëtare (të gjitha miqësore) janë marrë parasysh për klasifikimin e organizmit më të rëndësishëm botëror të futbollit. Dhjetëshja e parë nuk ka pësuar ndryshime, me përjashtim të Portugalisë që është ngjitur një pozicion dhe tashmë renditet e katërta, ndërsa Uruguai ndërron vendin me kombëtaren e Cristiano Ronaldos.

Ja renditja e 20 kombëtareve më të mira:

1. Spanja 1.617 pikë
2. Gjermania 1.437
3. Anglia 1.274
4. Portugalia 1.232
5. Uruguaj 1.217
6. Italia 1.174
7. Argjentina 1.121
8. Hollanda 1.044
9. Kroacia 1.020
10.Danimarka 1.006
11.Greqia 1.001
12.Brazili 996
13.Rusia 990
14.Kili 984
15.Franca 965
16.Bregu i Fildishtë 912
17.Ekuadori 890
18.Suedia 875
19.Republika Ceke 869
20.Meksika 847

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *