Home / Lajme / Maqedoni / RDK: BDI larg komunave, si Maqedonia larg NATO-s dhe BE-së

RDK: BDI larg komunave, si Maqedonia larg NATO-s dhe BE-së

28 shtator-RDK konsideron se konferencat e BDI-së si ajo e djeshmja përbëjnë një përpjekje të dëshpëruar për t’i mashtruar shqiptarët me zhurmë dhe mjegull, në kohën kur dështimi i kuadrove të BDI-së është evident në Çair, Strugë, Dibër, Likovë e kudo tjetër në pushtetin lokal dhe kur sondazhe të përsëritura në mediat elektronike e nxjerrin BDI-në në pozitë të palakmueshme

Sot kur pozita juridike, ekonomike dhe politike e shqiptarëve në Maqedoni është për faqe të zezë, kur për shqiptarët nuk ka as investime, as vende pune e as të drejta kombëtare, RDK i bën të ditur opinionit se BDI është marrë vesh me VMRO-në për t’i ushqyer shqiptarët me teatër politik e zënka të rrejshme në parlament, si mënyra e vetme e mbetur në dispozicion për t’i mashtruar ata para zgjedhjeve të rradhës.

“Në kushtet kur partia shqiptare në pushtet është diskredituar skajshmërisht dhe nuk i ka mbetur më asgjë tjetër pos mashtrimit si instrument manipulimi, konferencat e saj për fitore të pabazuara askund janë më shumë tentime për të inkurajuar aktivistët e vet që janë lodhur nga poshtërimi që VMRO i ka bërë partisë së tyre”, vlerëson RDK në një komunikatë me shkrim.

Në komunikatë më tej thuhet se, pretendimi i Zëdhënësit të BDI-së se BDI do t’i fitojë të gjitha komunat bie ndesh me deklarimet e Kryetarit të BDI-së, pas humbjeve të zgjedhjeve lokale të fundit, se ai qëllimisht nuk i fiton të gjitha komunat, që të mos e akuzojnë për autoritar.

“Edhe më joserioz bëhet ky pretendim kur kujton se ai vjen nga Zëdhënësi i BDI-së që është zënë në vazhdimësi në gënjeshtër në deklarimet e tij. Kujtojmë këtu pohimet e tij në emër të BDI-së për arrestimet e shqiptarëve për Smilkovcin apo deklarimin e tij vetëm dy javë më parë, në emisionin ‘Rruga drejt’ se BDI pret që vendi në tetor të marrë datë për anëtarësim në BE, ndërkohë që Komisioneri Evropian për zgjerimin, Fyle, e bëri të qartë se, me këtë politikë, datë për fillimin e negociatave me BE-në nuk ka as në dhjetor”, vlerëson RDK.

RDK konsideron se konferencat e BDI-së si ajo e djeshmja përbëjnë një përpjekje të dëshpëruar për t’i mashtruar shqiptarët me zhurmë dhe mjegull, në kohën kur dështimi i kuadrove të BDI-së është evident në Çair, Strugë, Dibër, Likovë e kudo tjetër në pushtetin lokal dhe kur sondazhe të përsëritura në mediat elektronike e nxjerrin BDI-në në pozitë të palakmueshme në komunat kryesore shqiptare dhe dëshmojnë për një forcim të dukshëm të mbështetjes për RDK-në.

“Tashmë shqiptarët e kanë të qartë se loja me nxënësit shqiptarë dhe maqedon nëpër shkollat fillore, ndryshimi i tabelave por jo i emrave të shkollave në Çair, komentet ‘e lagu dhelpra bishtin, s’e lagu dhelpra bishtin’ për vendosjen e një kurore me lule tashmë të thara në Sllubçan dhe shou qesharak i Talat Xhaferrit në parlament për gjoja ligjin e të ashtuquajturve branitella – ndërkohë që ligji për ta është në fuqi prej 10 vitesh dhe BDI nuk e ka bllokuar ndryshimin dhe plotësimin e tij as në vitin 2003, as në vitin 2004 e as në vitin 2007 – janë vetëm kriza fallso të dakorduara të BDI-së me VMRO-në për t’i fshehur problemet reale të shqiptarëve dhe për t’i mashtruar ata me zgjidhjen e problemeve të sajuara vet”, konstaton RDK

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *