Home / Lajme / Maqedoni / Reagim I Televizionit Koha:Hajnat e lajmeve

Reagim I Televizionit Koha:Hajnat e lajmeve

Ky I ashtuquajtur portal dhe mjaft amatoresk në të njejtën kohë nuk ka ndryshuar as vërejtjen që e publikon ueb faqja e Tv Kohës në fund të teksteve që janë në pronësi të redakisë dhe që janë prodhim ekskluziv I këtij televizioni. Këtë e bëjnë vetëm portalet që nuk kanë asnjë lloj lidhje me gazetarinë.

Reagim I Televizionit Koha

Hajnat e lajmeve.

Pas emitimit te lajmit per vazhdimin e burgut me katër vjet për Ibrahim Sulejmanin në edicionet qendrore të Televizionit Koha, dhe publikimin e tij në web faqen zyrtare, i tërë lajmi është vjedhur komplet nga anonim portali Telajmi.
I tërë teksti pa asnjë ndryshim është marrë komplet dhe vendosur në faqen e tyre bashkë me foton.

Ky I ashtuquajtur portal dhe mjaft amatoresk në të njejtën kohë nuk ka ndryshuar as vërejtjen që e publikon ueb faqja e Tv Kohës në fund të teksteve që janë në pronësi të redaksisë dhe që janë prodhim ekskluziv I këtij televizioni. Këtë e bëjnë vetëm portalet që nuk kanë asnjë lloj lidhje me gazetarinë.

Këta hajna nuk e panë të udhës as edhe në asnjë vend të citojnë burimin se nga e kanë marrë këtë lajm.

Madje as foton nuk e kanë ndryshuar.

Kjo foto është marrë nga ana e prindit tashmë të ndjerë të Ibrahim Sulejmanit, edhe atë në dhjetor të vitit 2008.

Për dëshmi se lajmi është vjedhur shikojeni foton ku shihet se cila ueb faqe e ka publikuar së pari këtë lajm.

Tv koha e ka publikuar në orën (15.36) kurse ky I ashtuquajturi poratl në orën (17.55).

Nuk do të humbim kohë me këta amatorë të cilët vjedhin lajme në këtë mënyrë, por reagimi është formë për të informuar të gjithë se në lajmet e këtilla duhet të citohet burimi.

Respekte për të gjithë ata që na shikojnë dhe na lexojnë.
Kurse
Për këta hajna ska respekt!

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *