Home / Sport / Reagojnë ‘Ballistët’: “Jemi shoqatë dhe s’na ndal kush”

Reagojnë ‘Ballistët’: “Jemi shoqatë dhe s’na ndal kush”

Shoqata e tifozëve ‘Ballistët’-Tetovë, me rastin e prononcimit të disa ditëve më parë nga drejtuesit e KF Shkëndija, në lidhje me prezencën e tyre në ndeshjet e skuadrës tetovare dhe kërkesës për shëndrimin e grupit të tifozëve në shoqatë legjitime, kanë dalë me reagim me shkrim në të cilin sqarojnë situatën e tyre momentale.

“Ju bëjmë me dije juve personave që paraqiteni në emër të Shkëndijës, se shoqata e tifozëve “Ballistët”-Tetovë ështe shoqatë legjitime, e cila është e pavarur nga klubi. Vendimet, veprimet dhe drejtimin i marim në mënyrë të pavarur nga klubi dhe në përputhje me mendimin dhe vendosjen ndër antarët e vetë, të cilët ju nuk do të mund asnjëherë t’i kontrolloni, në njërën apo tjëtrën mënyrë. Se si ju mendoni se duhet të silleni urdhëroni! Ne nuk hezitojmë për asgjë dhe jemi të gatshëm për gjithçka. Njëkohësisht ju bëjmë me dije se ndoshta keni harruar se ‘Ballistët’ janë grupi më i organizuar në trevat shqiptare, gjë që e dëshmojnë dhe deklarojnë gjithë andej. Pasi të tjerët flasin për këtë, atëherë disa analfabet nuk kanë dhe nuk do të kenë rastin të na riorganizojnë neve sipas dirigjencave të tyre! Ne si grup, vetëngërthejmë rini me fuqi të plotë intelektuale, andaj ju zotrinj që nuk mund të kuptoni se si funksionojmë ne, ju bëjmë me dije se ‘Ballistët’-Tetovë kanë veprime të Sportit, Kulturës dhe Artit dhe për secilën pjesë të sajë ka njerez adekuat të cilët udhëheqin degët në fjalë. Sa i përket lidhjes me K.F. Shkëndija, ju bëjmë me dije se përfaqësues dhe udhëheqës i yni është Shkelzen Meta. Sa u përket manipulimeve në ndeshjen me Portadounin në Kumanovë dhe Belfast, mos na detyroni të flasim, se për dallim nga ju, neve na djeg më shumë klubi jonë i zemrës. Mirëpo nëse vazhdoni me këtë avaz, atëherë do detyrohemi që me emër dhe mbiemer të drejtojmë gisht ndaj gjithë atyre që shkatrojnë ëndrat tona për suksese historike të K.F. Shkëndija. Gjithashtu ju bëjmë thirje mos dergoni kanosje duke shpifur nëpër mediume, pasi që ne jemi një ‘uragan’ i cili ju gëlltit shumë shpejt ! Mos na detyroni !!!

Tribuna MARSHIN BEQIRI do të jehojë me zërin e ‘Ballistëve’, atëherë kur duan dhe do të duan Ballistet!”, thuhet në reagimin e ‘Ballistëve’, të cilët paralajmërojnë se ditëve në vazhdim do të prezantojnë në media dokumantacion legjitim të shoqatës, kryetar i si cilës është Shkëlzen Meta.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *