Home / Lajme / Maqedoni / Rënimi i objektit tendencioz

Rënimi i objektit tendencioz

19 shtator- “Janë dëmtuar dyert hyrëse me forcë në katin përdhesë dhe pastaj kanë hyrë në katin e parë. Poashtu gjatë rënimit janë dëmtuar ulëset në parkun, drunjtë përreth dhe objekti në katin e parë.Për të gjitha këto do të kërkojmë përgjegjësi dhe llogari në rrugë ligjore, por vetëm pasi të del në vendngjarje vlerësuesi competent nga gjykata”, thotë pronari Aliu.

Rënimi i objektit katërkatësh në Tetovë nga ana e Inspektoriatit Shtetëror të Ndërtimit , sipas pronarit Dashmir Aliu, është tendencioz pasi që janë thyer dhe shkelur të gjitha procedurat dhe ligjet në fuqi të sjellura po nga ky shtet. Pronari i objektit që gjendet në rrugën “180” në Tetovës pas shkollës së mesme Tekstile, Dashmir Aliu, i cili të hënën ishte arrestuar nga ana e policisë së Tetovës, thotë se gjatë natës së të njejtës ditë është lëshuar por sipas tij policia nuk ka përdorur dhunë gjatë arrestimit. Ai shprehet se gjatë ditës kritike në vendngjarje ka pasur rreth 50 polic që ka qenë e panevojshme. Ndërkohë që Aliu, shprehet se është bërë selektim gjatë intervenimit në objektine tij.

“Për bodrumin dhe katin e parë kam leje dhe fletëpronësi. Për katër katet e më larta, kam parashtruar kërkesë për legalizim në vitin 2011, konkretisht më 15.08, deri tek sektori për urbanizëm në Tetovë. Kam përgatitur elaboratet dhe kam pritur vendim pozitiv ose ngativ për marrjen e lejes nga ana e komisionit të sektorit për urbanizëm në komunën e Tetovës. Inspektoriati Shtetëror i Ndërtimit, në mënyrë selektive e kanë marrë lëndën për këtë ndërtesë dhe kanë vepruar në mënyrë arbitrare pasi që as që më kanë njoftuar me shkresë as gojarisht se do ka ndonjë pengesë në këtë drejtim”, thotë Aliu, transmeton TV KOHA.

Ai ka njoftuar se do të inicojë padi penale që nga dita e mërkurë ndaj drejtuesit të Inspektoriatit Shtetëror të Ndërtimit, ndaj këtij institucioni dhe firmës që ka marrë pjesë në prishjen e objektit.

“Ky është një veprim tendencioz duke shkelur të gjitha procedurat ligjore pasi që ende nuk ka përfunduar procesi i legalizimit I cili është në procedurë e sipër. Në Maqedoni nëse ka mbi 200 mijë objekte dhe rënohet në objekt në Tetovës, tregon se ka tendencë por për këtë në të ardhmen do të vendosin organet e drejtësisë. Duke qenë në procedurë për legalizim dhe duke e marrë lëndën nga direkt nga ana e urbanizmit në Tetovë në mënyrë selektive tregohet se kemi të bëjmë me një rast me prapavijë”, deklaroi Aliu.

Ai ka bërë të ditur se gjatë rënimit, janë thyer me forcë dyert në objektin që është i legalizuar dhe është në rregull në katine parë.

“Janë dëmtuar dyert hyrëse me forcë në katin përdhesë dhe pastaj kanë hyrë në katin e parë. Poashtu gjatë rënimit janë dëmtuar ulëset në parkun, drunjtë përreth dhe objekti në katin e parë.Për të gjitha këto do të kërkojmë përgjegjësi dhe llogari në rrugë ligjore, por vetëm pasi të del në vendngjarje vlerësuesi competent nga gjykata”, thotë pronari Aliu, transmeton TV KOHA.

Ndryshe, të hënën në orët e hershme të mëngjesit Inspektoriati Shtetëror i Ndërtimit ka interevenuar në ndërtesën në rrugën “180” në Tetovë duke rënuar të njejtën me arsyetimin se bëhet fjalë për objekt pa leje ndërtimi.

Drejtues të këtij inspektoriati kanë thënë se është e ligjshme që komunës ti meren ingerencat për raste kontestuese. Ndërkaq, komuna e Tetovës përmes komunikatës njoftoi se ky vendim është arbitrar dhe në kundërshtim me ligjin për legalizim.

“Edhe pse sipas Ligjit për Legalizim te objekteve, me hyrjen ne fuqi të këtij ligji ndërpriten të gjitha procedurat administrative dhe penale në lidhje me objektet e ndërtuara pa leje ndërtimi gjer në përfundimin e procesit të legalizimit. Objekte të tilla ka në tërë Maqedoninë, por Inspektorati dhe Ministria nuk kanë qasje të njëjtë. Komuna e Tetovës është e pafuqishme të ndërmarr çfarëdo veprimi për arsye se kompetencat ndaj këtij objekti janë në duar të Inspektoratit shtetëror për ndërtim dhe ministrisë për transport dhe lidhje”, qëndron në komunikatën e komunës së Tetovës për këtë rast.

Vërejtje:Çdo tekst i huazuar nga kjo ueb faqe duhet të citohet ose të shënohet komplet adresa e ueb faqes. Në të kundërtën do të meren masa ligjore ndaj atyre që marrin lajme nga kjo ueb faqe dhe nuk e tregojnë burimin.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *