Home / Sport / Renova fiton, por humb shumë raste

Renova fiton, por humb shumë raste

“Mbesin të rëndësishme tre pikët e arkëtuara nga ky duel, ndërsa patjetër të përmirësojmë efikasitetin. Duke parë si rrodhi ndeshja, gjithë ata raste të humbura, të jem i sinqertë kisha frikën se mos ndëshkohemi. Për fat të mirë kjo nuk ndodhi, ne shënuam edhe golin e dytë dhe morëm tre pikët e planikikuara. Pra kjo ndeshje mbetet një histori pozitive për ne, dominuam, krijuam shumë raste dhe në të ardhmen duhet të punojmë më shumë në realizimin e tyre”, u shpreh pas ndeshjes me Sileksin, portieri i Renovës, Suat Zendeli.

Dy ndeshjet e para të javës së gjashtë në elitën e futbollit në vend të zhvilluara gjatë ditës së shtunë, sollën fitore të sigurta për skuadrat vendase. Renova në Tetovë mundi Sileksin me rezultat 2:0 në një takim ku ekipi vendas humbi numër të madh të rasteve për të shënuar, ndërsa me të njëjtin rezultat Rabotnicki fitoi derbin e Shkupit përballë Metalurgut. Në Tetovë, futbollistët e Sileksit ishin orientuar në mbrojtje dhe arrinin të mbijetojnë disi, më shumë falë jo efikasitetit të vendasve, që humbën shumë raste para portës kundërshtare. Ndryshim nuk pati deri në minutën e 33-të, kur Vullnet Emini shfrytëzoi daljen e gabuar të portierit të Sileksit, duke shënuar për epërsi të Renovës 1:0. Në pjesën e dytë vazhdoi loja sulmuese e Renovës, që assesi nuk arrinte të sjellë golin e dytë dhe të sigurisë. Në këtë periudhë Sileksi ngadalë u lirua nga presioni dhe filloi të kërkojë rastin e vet për të barazuar dhe për të ndëshkuar huqjet e vendasve. Mirëpo dilemat u zgjidhën pesë minuta para fundit të takimit, kur Ismaili ishte në kundërsulm dhe pasi u duk se hyri në kënd të vdekur, ai assistoi drejt Simovskit, që realizoi për 2:0. “Mbesin të rëndësishme tre pikët e arkëtuara nga ky duel, ndërsa patjetër të përmirësojmë efikasitetin. Duke parë si rrodhi ndeshja, gjithë ata raste të humbura, të jem i sinqertë kisha frikën se mos ndëshkohemi. Për fat të mirë kjo nuk ndodhi, ne shënuam edhe golin e dytë dhe morëm tre pikët e planikikuara. Pra kjo ndeshje mbetet një histori pozitive për ne, dominuam, krijuam shumë raste dhe në të ardhmen duhet të punojmë më shumë në realizimin e tyre”, u shpreh pas ndeshjes me Sileksin, portieri i Renovës, Suat Zendeli. Fitore identike 2:0 ka shënuar edhe Rabotnicki në përballjen me Metalurgun. Skuadra nga autokomanda që në minutën e parë mbeti me një futbollistë më pak, pasi portieri Pavlloviq shkaktoi penalti dhe u ndëshkua me karton të kuq. Zëvendësi i tij Efremov hyri në lojë dhe në intervenimin e parë ndali penaltinë e Vlekovskit. Mirëpo me një futbollist më shumë në teren, Rabotnicki ishte dominues dhe në minutën e 14-të kaloi në epërsi me anë të Plazibat-it. Në minutën e 66-të Velkovski shënoi gol të bukur për epërsi 2:0 të ‘romantikëve’, të cilët faktikisht siguruan fitoren në këtë duel. Interesant është fakti se Velkovski në këtë ndeshje humbi edhe një tjetër penalti në minutën e 83-të, kur Efremov përsëri ndali goditjen e tij, ndërsa Metalurgu ndeshjen e mbylli me 9-të futbollistë, pasi pesë minuta para fundit me karton të kuq doli edhe Mitrev

Rezultatet:
Renova-Sileksi 2:0,
Rabotnicki-Metalurgu 2:0,
Napredoku-Shkëndija,
Horizonti- Bregallnica,
Teteksi-Pelisteri,
Vardari-Drita.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *