Home / Lajme / Botë / Rikonstruim i Qeverisë britanike pa ndërrim të ministrave kryesor

Rikonstruim i Qeverisë britanike pa ndërrim të ministrave kryesor

5 shtator-Me këtë rikonstruim të parë më të rëndësishëm, nuk parashihet të kaplohen bazat e kolaicionit me Partinë liberaldemokrate, e cila edhe më tej mbetet të funksionojë, edhe pse është paralajmëruar se me zhvendosjet ministrore në Qeveri, mund të përfshihen edhe resorët që tani i mbajnë ministrat dhe funksionarët qeveritar nga kjo parti.

Kryeministri britanik Dejvid Kameron po zbaton sot rikonstruimin e përbërjes qeveritare, me të cilin do të përfshihen disa ministri dhe resore në Qeveri, por me të nuk do të goditen ministritë e financave, e punëve të jashtme dhe e punëve të brendshm.

Me këtë rikonstruim të parë më të rëndësishëm, nuk parashihet të kaplohen bazat e kolaicionit me Partinë liberaldemokrate, e cila edhe më tej mbetet të funksionojë, edhe pse është paralajmëruar se me zhvendosjet ministrore në Qeveri, mund të përfshihen edhe resorët që tani i mbajnë ministrat dhe funksionarët qeveritar nga kjo parti.

Dauning strit 10 kumtoi se tani për tani janë ndërruar nga funksionet e veta në Qeveri, ministri drejtësisë, Kenet Kllark, për zhvillim ndërkombëtar, Endrju Mipel, ministri për Uellsin, Çerill Gilan dhe bashkëkryetari i Partisë konservatore, baronesha Varsi, e cila ishte anëtare e kabinetit qeveritar, sipas funksionit. Në kumtesë thuhet se Miçel do të mbetet në përbërjen qeveritare n. këtë funksion, përderisa veterani i toristëve Kllark, i cili në kabinete të ndryshme qeveritare ndodhet tashmë katër dekada, do të ejtë këshilltar i Kameronit.

Rikonstruimi bëhet në kohën pas përfundimit të pushimit veror për ministrat dhe deputetët, ndërsa para fillimit të konferencave tradicionale partiake, në të cilat jepet llogari për punën gjatë vitit të kaluar. Kameron insiston me “freskimin” e përbërjes qeveritare për ta qetësuar të djathtën gjithnjë e më të zëshme dhe të orientuar ndaj kritikave në partinë e tij, si dhe të fusë fytyra të reja në Qeveri, për ta përmirësuar rejtingun e ulur qeveritar në opinionin vendor.

Ministri i Financave, Xhorxh Ozborn, dje u fishkëllua gjatë ndarjes së medaljeve në Lojërat paraolimpike nga një pjesë e publikut, që është porosi për të dhe Qeverinë për politikën ebtyre ekonomike, por ai mbetet në funksionin e tij. Si ministra mbeten edhe Uilliam hejg në Forin ofis, Tereza Mej në Houm ofis dhe Filip Hamo0jnd si mnistër i Mbrojtjes.

Kryeminsitri kameron insiston që pakënaqësinë në partinë e tij za qetësojë me balancimin e ministrave nga e djathta dhe e majta, por një përfaqësues i krahut të majtë tek toristët deklaroi se e tërë kjo nuk mjafton.

“Rikonstruim të vërtetë qeveritar mund të ketë vetëm nëse nga Qeveria largohen ministrat liberaldemokratë”, deklaroi deputeti i së djathtës toriste, duke insituar që në vendet e tyre të vihen ministra nga partia konservatore.

Ndërrimi i liberaldemokratëve nga Qeveria dhe dalja e tyre nga koalicioni do të thotë rënie të Qeverisë që do të tërheqë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare

Gjithashtu lexo

Momenti kur personi i armatosur tenton ta rrëmbej çiftin, por ata e lënë me “gishta në gojë” duke u larguar nga vendi i ngarjes (Video)

Një burrë i armatosur i cili tenton të rrëmbej një çift që ishin brenda veturës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *