Home / Lajme / Maqedoni / Riparohen pusetat rrugore

Riparohen pusetat rrugore

7 shtator-Është intervenuar në pusetat në bulevardet kryesore të qytetit dhe pusetat në rrugët dytësore të cilat kanë qenë të dëmtuara dhe si të tilla kanë paraqitur probleme në qarkullimin normal të makinave dhe këmbësorëve.

Sektori për komunikacion, rrugë dhe tokë ndërtimore që funksionon në kuadër të komunës së Tetovës, javëve të fundit mori aksion për përmirësimin dhe riparimin e pusetave rrugore. Është intervenuar në pusetat në bulevardet kryesore të qytetit dhe pusetat në rrugët dytësore të cilat kanë qenë të dëmtuara dhe si të tilla kanë paraqitur probleme në qarkullimin normal të makinave dhe këmbësorëve.

Me intervenime të këtilla në riparimin e pusetave rrugore tentohet të arrihet në një komunikacion më të lehtësuar në qytet.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *