Home / Sport / Ronaldo i ‘thyen zemren’ e Mancinit, Reali permbys Cityn brenda 4 minutave

Ronaldo i ‘thyen zemren’ e Mancinit, Reali permbys Cityn brenda 4 minutave

Skuadra e Jose Mourinhos beri mrekulline ne “Santiago Bernabeu” teksa brenda 4 minutave arriti te permbyste avantazhin e kampioneve te Anglise.

Ne Grupin D regjistrohen dy fitore te skuadrave vendese, ku Real Madrid ne nje 90 minutesh spektakel kaloi me sukses Manchester City, ndersa Borussia Dortmund edhe pse vuajti deri ne minuten e 87-te, mori tre piket e para ndaj Ajax. Nje gol ne minuten e fundit nga Cristiano Ronaldo, i prishi festen teknikut italian Roberto Mancini, i cili po i kenaqej deri ne ate moment 1 pike thuajse te marre ne Madrid.
“Santiago Bernabeu” ishte mbremjen e djeshme epiqendra e Champions League, ku u vune perballe dy prej skuadrave pretendente per trofeun, Real Madrid, rekordmen absolut i ketij kompeticioni dhe milioneret e City, qe duan te shkruajne edhe ata historine. Nje ndeshje qe perligji te gjithe interesin e sportdashesve, te cilet pane 90 minuta emocionuese. Pjesa e pare nuk prodhoi asnje gol, me gjithe rastet e shumta te humbura nga vendesit, ndersa gjithcka “gatuhet” ne 45 minutat e dyta. Dzeko ne te 69’ ne nje kundersulm gjendet i vetem perballe Casillias dhe nuk gabon, duke bere qe ne “Bernabeu” te festojne anglezet. Por eshte Marcelo qe vepron bukur ne minuten e 76-te dhe me te djathten e dergon topin ne rrjete. Barazim 1-1, por ka ende loje. Serish heshtje ne Madrid, pasi Kolarov kalon ne avantazh kampionet e Anglise. Eshte minuta e 85-te dhe vetem pak i duhet City-t te arrije fitoren historike. Por nuk eshte e thene, Benzema (87’) ve serish baraspeshen dhe shmang humbjen e Real. Dhe, kur dukej se barazimi do te ishte rezultati final, eshte ai, Cristiano Ronaldo qe me nje gjuajtje te forte ne hyrje te zones, ne pozicion diagonal, ben qe te thyhet Manchester City. Gezojne te gjithe ne “Bernabeu” dhe mbi te tjeter Hose Mourinho, qe nuk permbahet. Fitore dramatike e kampioneve te Spanjes, ne nje sfide te veshtire, e cila u zbukurua nga pese golat e shenuar ne pjesen e dyte.
Ndryshe ndodh ne Gjermani, ku kampionet e Borussia Dortmund perballe Ajax vuajten shume, teksa shenuan vetem nje gol ne minutat e fundit te takimit. Pasi kishin humbur nje 11-metersh (Hummels 57’), eshte Lewandowski (87’) qe pasi stopon topin brenda zone, gjuan menjehere dhe e dergon ne rrjete. Vetem nje gol per gjermanet, por qe ka vleren e tre pikeve dhe se bashku me Real Madrid marrin kryesimin e Grupit D.

Grupi A
Paris Saint-Germain e ka nisur aventuren e saj ne Champions League ne menyren me te mire ne “Parc de Princes” duke mposhtur skuadren ukrainase me rezultatin 4-1. Ishte nje mbremje mjaft e mire ajo e djeshmja per djemte e Ancelottit, te cilet dhuruan spektakel ne pranine e tifozerise se tyre. Serine e golave e hapi sulmuesi shtatlarte, Zlatan Ibrahimovic, i cili akoi PSG-ne ne avantazh ne minuten e 19 te takimit duke shenuar nga pika e bardhe e penalltise. Ne minuten e 30, ishte Tiago Silva ai qe shenoi golin e dyte pas nje rremuje ne zonen e ukrainasve, duke shenuar keshtu qe ne ndeshjen debutuese me fanellen e parizieneve. Dy minuta me pas ishte Alex ai qe trefishoi gjithcka duke i cuar vendasit ne pushimin e ndeshjes me avantazhin e tre golave. Pjesa e dyte ishte disi me e balancuar teksa dy golat e tjere erdhen ne minutat e fundit te ndeshjes. Veloso shkurtoi diferencen per miqte ne minuten e 87, ndersa Pastore vulosi gjithcka ne minuten 90 te takimit. Nderkohe po ne te njejtin grup, Porto arriti te fitonte ne transferte ndaj Dinamo Zagreb me rezultatin 2-0. Gonzalez shenoi golin e pare te takimit ne minuten e 41, ndersa Defour dyfishoi gjithcka ne minuten e fundit shtese. Porto ngjitet ne vendin e dyte te grupit A me 3 pike po aq sa PSG-ja e vendit te par por me golavarazh me te dobet.

Grupi B
Arsenal ka mundur permbyse gjithcka ne fushen e Montpellier, duke fituar me rezultatin e pjeses se pare 2-1. Ishin vendasit ata qe shenuan te paret me ane te nje penalltie, te shnderruar ne gol nga marokeni Belhanda ne minuten e 9 te takimit. Por Arsenali reagoi duke barazuar shifrat ne minuten e 16. Podolski morri nje asist nga ish-sulmuesi i Montpellier, Olivier Giroud, duke baraspeshuar shifrat. Dy minuta me pas, Jenkinson dha nje asist perfekt per Gervinhon, i cili kaloi Arsenalin ne avantazh. Pjesa e dyte nuk pati gola, teksa Arsenal zevendesoi lojtaret e saj kryesor per t’i dhene ca kohe me shume pushim per sfiden e fundjaves ne kampionat ndaj Manchester Cityt. Nderkohe qe Schalke ka mundur te mposhte skuadren greke te Olympiakos me rezultatin 2-1. Miqte kaluan te paret ne avantazh me ane te Howedes ne minuten e 41. Ne pjesen e dyte greket reagojne duke barazuar me ane te Abdoun ne minuten e 58. Nje minute me pas Huntelaar kalon gjermanet serish ne avantazh. Por sulmuesi holandez gaboi nga pika e bardhe e penalltise 11 minuta me vone, e cila ishte nje mundesi e arte per te thelluar shifrat.

Grupi C
Milan vazhdon te tregoje qe nuk eshte ne formen e tij me te mire teksa ka barazuar pa gola ndaj skuadres belge te Anderlecht. Italianet paten nje mori rastesh per te kaluar ne avantazh qe ne pjesen e pare por pa sukses. Malaga nga ana tjeter ka mundur te marre nje fitore te paster dhe mjaft te rendesishme ne fushen e saj ndaj Zenit me rezultatin 3-0. Talenti Isco kaloi spanjollet ne avantazh qe ne minuten e 3 te takimit. Djete minuta me pas, ishte Saviola ai qe mendoi per te dyfishuar shifrat per Malagan. Pjesa e pare perfundoi me avantazhin 2-0 per skuadren spanjolle. Pjesa e dyte nisi disi me e qete teksa Isco mendoi te shenonte serish per spanjollet ne minuten e 76 te takimit. Skuadra e Malagas merr ne kete menyre kryesimin e grupit C me tre pike e ndjekur nga Anderlecht dhe Milan me nga nje pike. Ruset e Zenitin renditen te fundit me zero pike.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *