Home / Lajme / Maqedoni / Rrethi në qendër të qytetit me pamje moderne urbane

Rrethi në qendër të qytetit me pamje moderne urbane

14 shtator-Ai ka bërë të ditur se ndërtimi i këtij rrethi me të gjitha elementet në qendër të qytetit do t’i ofrojë qytetarëve një hapësirë shumë moderne, ku do të kenë mundësinë të qëndrojnë në një ambient që deri më tani i ka munguar qytetit tonë.

Nëpërmjet një konference për shtyp, zëdhënësi i komunës së Tetovës, Faton Murseli ka bërë të ditur se kanë filluar punimet për ndërtimin rrethit në qendër të qytetit. Sipas tij, ky rreth do të jetë më i veçantë, pasi që parashihet që brenda tij të ketë edhe elemente tjera urbanistike.
“Konkretisht do të ndërtohet fontanë me sipërfaqe prej 500 metër katror, ndërsa sipërfaqja e tërësishme e këtij rrethi do të jetë në formë elipse me gjatësi 60 metra dhe gjerësi 25 metra. Gjithashtu, në këtë projekt parashihet që të shtohen edhe hapësirat e gjelbërta dhe do të vendosen ulëse, në mënyrë që projekti të jetë atraktivë dhe komod për qytetarët”, tha zëdhënësi Murseli.

Ai ka bërë të ditur se ndërtimi i këtij rrethi me të gjitha elementet në qendër të qytetit do t’i ofrojë qytetarëve një hapësirë shumë moderne, ku do të kenë mundësinë të qëndrojnë në një ambient që deri më tani i ka munguar qytetit tonë.

Realisht, tha ai, ky vend do të shndërrohet në një qendër atraktive, e cila në të ardhmen do të jetë simbol identifikimi për qytetin tonë. “Sigurisht, që me këtë rreth edhe komunikacioni në këtë pjesë të qytetit do të jetë më pak i ngarkuar dhe konform të gjitha standardeve bashkëkohore”, tha Murseli.

Me këtë projekt komuna e Tetovës, synon që qendrës t’i jap pamje moderne urbane dhe në përputhje me pamjet e qendrave europiane.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *