Home / Sport / Sali starton me Horizontin

Sali starton me Horizontin

“Drejtuesit e Horizontit kanë projekt ambicioz dhe për këtë qëllim ofrojnë kushte shumë të mira. Nuk dua të flas për shifra, pasi s’është korrekte, mirëpo mund të pranoj se jam paguar mirë për këtë periudhë që do jem pjesë e tyre. Normal, se me Horizontin kam firmosur deri në fund të stinorit vjeshtor, ndërsa më pas do të shohim”, tha Ersen Sali, i cili përveç futbollit, këto ditë është regjistruar edhe në fakultetin juridik në Shkup.

Sulmuesi shkupjan Ersen Sali prej ditën e hënë ka nisur seancat stërvitore me skuadrën e tij të re, Horizont Zdravje nga Turnova e Strumicës. Ish-futbollisti i Shkëndijës së Tetovës, pas prishjes së kontratës me skuadrën moldave, Daçia, u kthye në Maqedonisë, ndërsa në mesin e disa ofertave serioze nga skuadra vendase, ai në fund vendosi të pranojë atë të skuadrës nga jugu i vendit. Edhe pse përmendeshin ekipe eminente që interesoheshin për shërbimet e sulmuesit, befasisht Horizonti fitoi garën për angazhimin e Sali dhe burime të afërta me klubin sqarojnë se shkupjanin e kanë bërë njërin prej futbollistëve më të paguar në vend, deri sa është bindhshëm më i shtrejnti te Horizonti. Si që dihet, sponsor i ri i Horizontit është qumshtorja ‘Zdravje’, dhe tentimi i tyre është që me angazhimin e Bllazhevskit dhe Sali-t, t’ua bëjnë me dije edhe futbollistëve tjerë cilësorë që të pranojnë ofertën e Horizontit, që pretendon të shëndrohet në një prej skuadrave më cilësore në vend. “Drejtuesit e Horizontit kanë projekt ambicioz dhe për këtë qëllim ofrojnë kushte shumë të mira. Nuk dua të flas për shifra, pasi s’është korrekte, mirëpo mund të pranoj se jam paguar mirë për këtë periudhë që do jem pjesë e tyre. Normal, se me Horizontin kam firmosur deri në fund të stinorit vjeshtor, ndërsa më pas do të shohim”, tha Ersen Sali, duke konfirmuar në mënyrë indirekte marrëveshjen e ‘shtrejntë’ me Horizontin. “Prej të hënën kam nisur me seancat stërvitore dhe përshtypjet e para janë pozitive. Normal bëhet fjalë për rreth të ri për mua, ndërsa jam shqiptari i parë që do vesh fanellën e Horizontit. E mërkura ishte ditë pushimi për ne, ndërsa prej të ejnten vazhdojmë me seancat stërvitore”, sqaroi Sali, skuadra e të cilit përgatitet për sfidën e parë të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë, kundër Metalurgut në Shkup. Sali nuk do të ketë të drejtë loje në këtë ndeshje, ndërsa debutimi i tij për Horizontin pritet të jetë 10-të ditëve, kur në kuadër të javës së VI në Ligën e Parë, Horizonti pret Bregallnicën. “Mendoj se do kem kohë të mjaftueshme për t’u njohur mirë me rrethin e ri dhe i gatshëm të pres takimin me Bregallnicën. Besoj që skuadra të kthehet në rritmin e mëparshëm, pas humbjes së thellë nga Vardari”, shtoi Sali, i cili këto ditë përveç futbollis është angazhuar edhe në një drejtim tjetër. “Po është e vërtetë se jam regjistruar në fakultetit juridik në Shkup. Deri tani angazhimet që kam patur në futboll nuk më kanë lënë shumë kohë për këtë drejtim, mirëpo kam vendosur që mos të shtyj më këtë punë. Besoj që do ja arrij paralelisht edhe në futboll edhe në fakultet, pasi vleëroj se më duhen të dyja në jetë”, përfundoi Ersen Sali, për të cilin Horizonti do të jetë skuadra e pestë në Maqedoni, pasi paraprakisht përveç Shkëndijës së Tetovës ka luajtur edhe për Milanon, Bashkimin dhe Slloga Jugomagnatin.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *