Home / Lajme / Maqedoni / Saraçini para ambasadorëve promovoi turizmin dhe zejtarinë në Çarshinë e vjetër në Shkup

Saraçini para ambasadorëve promovoi turizmin dhe zejtarinë në Çarshinë e vjetër në Shkup

22 shtator-‘Ne e përkrahim dhe do të vazhdojmë të përkrahim promovimin e Maqedonisë para turistëve të huaj, sidomos Carshinë e vjetër si një vend shumë atraktiv për turistët, gjitmon e vizitoj me kënaqësi’, tha zëvendvs ambasadori i SHBA-ve në Shkup Brajan Agiler.

Ministri i ekonomisë Valon Saraçini, para një grupi të ambasadorëve dhe përfaqësuesve të përfaqësive diplomatike në vend prezantoi zejtarinë dhe turizmin në Çarshinë e vjetër në Shkup, me ç’rast njoftoi ata me prodhimet zejtare të cilat ndër shekuj ofrohen në këtë lokalitet.

Ministri Saracini në shoqërinë e kryetarit të komunës së Cairit, Izet Mexhiti dhe kryetarit të Shoqatës ‘Esnaf’ Muhedin Brava tha se qëllimi i vizitës është që para përfaqësuesve diplomatik në vend në mënyrë plotësuese ti promovojë vlerat që posedon Çarshia e vjetër në Shkup, si një lokacion unikat në ofertën turistike të kryqytetit.

‘Sot para ambasadorëve në Maqedoni dëshiruam që në mënyrë plotësuese t’ua prezantojmë potencialet e Çarshisë së vjetër si dhe ti shqyrtojmë opcionet për projekte të përbashkëta, mundësitë për përkrahje teknike si dhe promovimin e saj në vendet e tyre. Çarshia e vjetër në Shkup është unike për shkak se shekuj me radhë ka qenë bërthamë e asaj që sot e quajmë sipërmarrësi dhe vetëpunësim. Këtu janë zhvilluar aktivitete ekonomike në vazhdimësi, dhe që këndej ofron mundësi unikate për të parë zhvillimin e esnafëve dhe zejtarisë ndër shekuj’, deklaroi ministri Saraçini.

Sipas të dhënave të fundit, numri i turistëve në periudhën janar-korrik të këtij viti është rritur për 4.3 për qind, ndërsa numri i turistëve të huaj është rritur për plot 10.5 për qind. Kjo rritje e numrit të turistëve është një motiv shtesë që oferta të pasurohet dhe të theksohen vendet unikate siç është Çarshia e vjetër, në drejtim të tërheqjes së një numri sa më të madh të turistëve, shtoi ministri Saraçini.

Kryetari i komunës së Cairit Izet Mexhiti tha se Carshia e vjetër është vendi ku më së miri dëshmohet bashkëjetesa dhe multi etniciteti i Maqedonisë.

‘Ne si komunë do të vazhdojmë edhe më tej të përkrahim zhvillimin e Carshisë. Sot në Carshi mund të shihen turistë nga e gjithë bota, mund të shihen turistë kinezë, turq gjerman dhe nga e gjithë bota, Carshia po ndryshon cdo ditë për tv mirë, ndërsa numri i vizituesve të saj rritet’, deklaroi Mexhiti.

Numri dy i Ambasadës së SHBA-ve në vend Brajan Ageler tha se gjithmonë ndjehet i lumtur kur viziton Carshinë e vjetër në Shkup.

‘Ne e përkrahim dhe do të vazhdojmë të përkrahim promovimin e Maqedonisë para turistëve të huaj, sidomos Carshinë e vjetër si një vend shumë atraktiv për turistët, gjitmon e vizitoj me kënaqësi’, tha zëvendvs ambasadori i SHBA-ve në Shkup Brajan Agiler.

Ministria e ekonomisë përkrah zhvillimin e zejeve dhe bizneseve të vogla me masa konkrete. Një ndër ato është Programi për zhvillimin e sipërmarrësisë, konkurencës dhe inovacioneve të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme për të cilat ofron mbështetje financiare. Gjithashtu përmes Projektit ‘Zejet autentike të Maqedonisë’, Ministria e ekonomisë ofron grante nga 5 mijë euro për vetëpunësim. Gjithashtu, në drejtim të lehtësimit të kushteve për fillim të biznesit vetanak dhe zhvillimin e zejtarisë gjatë muajit të ardhshëm, në kuadër të projektit ‘Gijotina rregullatore’ do të përthjeshtëzohen procedurat dhe kushtet për fillimin e një biznesi të zejtarisë.
3 Attached files| 4.3MB

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *