Home / Lajme / Maqedoni / Sejdini demanton shkarkimin

Sejdini demanton shkarkimin

15 shtator-Gazeta e përditshme në gjuhën maqedone “Fokus” në numrin e ditës së premte shkruante se VMRO-DPMNE, në pamundësi për të detyruar ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Besimi, që të ngrit procedurë disiplinore për eprorët dhe ushtarët e ARM që bënë homazh para varrezave të dëshmorëve të UÇK-së në Sllupçanë, në shenjë hakmarrje ka shkarkuar nga posti zëvendës shefin e ARM, gjeneralin shqiptar Naser Sejdini.

Naser Sejdini, zëvendës shefi i Shtatmadhorisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë, lajmin e botuara në gazetën maqedonase “Fokus” se gjoja është shkarkuar nga ky post për shkak se ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi, nuk pranon ndëshkimin e eprorëve dhe ushtarëve të cilët u përkulën para bustit të dëshmorëve të UÇK-së në fshatin Sllupçan, e konsideron si spekulim të dorës së parë. “Aspak nuk ka të vërtet në shkrimin e publikuar në këtë gazetë. Thjeshtë është vetëm një spekulim gazetaresk. Nuk ka asnjë vendim as nga Kabineti kryetarit të shtetit, por edhe as nga kryeshefi i Shtatmadhorisë së ARM-së. Unë jam dhe do të mbetem në këtë post”, thotë Sejdini për gazetën KOHA. Gazeta e përditshme në gjuhën maqedone “Fokus” në numrin e ditës së premte shkruante se VMRO-DPMNE, në pamundësi për të detyruar ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Besimi, që të ngrit procedurë disiplinore për eprorët dhe ushtarët e ARM që bënë homazh para varrezave të dëshmorëve të UÇK-së në Sllupçanë, në shenjë hakmarrje ka shkarkuar nga posti zëvendës shefin e ARM, gjeneralin shqiptar Naser Sejdini. Sipas autorit të shkrimit në “Fokus”, Sejdini shkarkohet nga posti i zëvendës shefit të ARMse pasi që ministri i Mbrojtjes, Besimi, muaj më parë i mori të gjitha ingerencat sekretarit shtetëror në ARM, Petar Esmerov, i cili tentoi që t’i dënoj eprorët dhe ushtarët të cilët u së bashku me ministrin besimi u përkulëm para dëshmorëve të UÇK-së. Shkarkimin e gjeneral Sejdini e mohojnë edhe nga Kabineti i kryetarit të shtetit dhe, sipas tyre, presidenti Ivanov nuk ka nënshkruar asnjë vendim për shkarkimin e gjeneralit Sejdini nga posti i tij aktual. Edhe nga Kabineti komandantit të ARM-së mohojnë shkarkimin e Sejdinit dhe ketë, sipas tyre, e vërteton edhe fakti se në ueb faqen zyrtare të ARMsë qëndron se gjeneral majori Naser Sejdini është zëvendës shef i ARM-së. (Z.V./KOHA)

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *