Home / Sport / Seleksionuesit të Zvicrës për futboll – Hitcfeld, shqiptarët duhet t’i ngrenë përmendore në mes të Shqipërisë Natyrore

Seleksionuesit të Zvicrës për futboll – Hitcfeld, shqiptarët duhet t’i ngrenë përmendore në mes të Shqipërisë Natyrore

Në asnjë rast nuk duhet ofenduar, sharrë apo përgojuar ata të cilët janë ambasador të denjë të kombit tonë. Këtë Xherdani, Graniti, Berhami, Blerimi dhe Admiri e kanë dëshmuar në vepër.

Edhe pse pak me vonesë e përgatita këtë shkrim por prapë se prapë vendosa ta shkruaj.
Qëllimi apo shkaku i këtij shkrimi është ndeshja mes reprezentacionit të Zvicrës dhe Shqipërisë, e vlefshme për tu kualifikuar në kampionatin botëror “Brazil 2014”. Mua si pedagog dhe punëtor sportiv më ra në sy sjellja e disa “adhuruesve” të futbollit dhe Kombëtares Shqiptare (lirisht mund ta cek se janë jo dashamir të sportistëve shqiptar, mendoj se ato kanë logjik të kufizuar të shëndosh, ato simpatizues, kërkoj falje por dua ta ceki), ku gjatë ndeshjes, thirrjet ndaj disa lojtarëve lirisht mund të themi shqiptar në petkun e reprezentacionit të Zvicrës e sidomos hedhja e një rekuizite (drurit) ndaj një lojtari shqiptar në reprezentacionin e Zvicrës për mua ishte e pakapshme. Ky lojtarë që tentojnë të godasin me dru, pas ndeshjes gjen forcë shkoj te simpatizuesit shqiptar të përshëndetet, por ato përsëri e fyejnë, për mua nuk është aspak gjest sportiv më pak gjest apo respekt kombëtar.

Të luash për reprezentacionin e Zvicrës dhe në atletet e futbollit pas flamurit Zviceran të kesh edhe flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës nuk është punë e lehtë, me atë gjest unë mendoj se mund të rrezikohet prezenca në reprezentacion, por ja ato edhe me atë gjest e shprehin dashurinë ndaj Shqipërisë dhe Kosovës, a dihet që ai shtet (e kam fjalën për Zvicrën), ajo federatë ua ka mundësuar atyre lojtarëve të jenë sot aty ku janë, të respektuar në tërë Evropën, ku dikush prej tyre luan në Bayern të Munihut, në Menhengladbah apo Napoli, etj.

Lirisht mund të pyesim ato kvazo simpatizues shqiptar se këto lojtar shqiptar që luajnë për reprezentacionin e Zvicrës të kishin luajtur për klubet e Shqipërisë, të Kosovës dhe Maqedonisë a do të arrinin deri këtu ku janë? Unë kisha thënë asnjëherë, as në ëndërr nuk do të gjendeshin në këto klube ku janë. Unë pas ndeshjes përcolla intervistën në rrjetin kabllovik Tring të Shqipërisë ku gazetari intervistoi Shaqirin, Xhakën dhe Behramin, dhe në bazë të përgjigjeve këta tre u treguan se sa janë shqiptar dhe kombëtar me siguri më shumë se ato “dashamir” sportist (një numër i vogël) që ishin në stadium.
Këto ditë shumë u fol për atë ndeshje, për rezultatin, për reprezentacionin e Shqipërisë, për lojtarët shqiptar që luajnë në Zvicër, për disa simpatizues, por pak apo aspak nuk u shkrua për selektorin e reprezentacionit të Zvicrës, Hitcfeld. Pas ndeshjes një shokut tim i thash se shqiptarët duhet t’ia ulin kapelën këtij trajneri dhe se shqiptarët duhet t’ia ngrenë një përmendore këtij njeriu. Të jesh selektor i reprezentacionit të Zvicrës dhe skeletin e ekipit ta formosh me lojtar shqiptar dhe filozofin tënde të futbollit ta mbështetësh mbi këta lojtarë duhet të jesh selektor i madh, e për mua ky selektor është i madh. Duhet ditur se po ky selektor e ka këshilluar Shaqirin se kur duhet të largohet prej Bazeli dhe njëherit ka qenë propozues që Shaqiri të kaloj tek Bayerni, e të luash për Bayernin (një ndër ekipet më të mëdha Evropiane) nuk është punë e vogël. Po ashtu ky selektor pas ndeshjes pati fjalë shumë miradije për ata shqiptarë (përmbi 10.000) që me aq shumë entuziazëm kanë udhëtuar për të anuar për reprezentacionin e tyre (nuk ka ndodh deri tash aq simpatizues të një shteti të udhëtojnë si mysafir që ta përkrahin reprezentacionin e vetë – e këtë e kanë bë shqiptarët që jetojnë në Evropë.

Kam të dhëna se po ky selektor me të madhe dhe me entuziazëm përcjell lojtarët tjerë shqiptar në grup moshat zinxhiror të Zvicrës U-15, 16, 17, 18, 19, 21, kjo tregon se ai ka pa diçka te lojtarët shqiptar që jetojnë në Zvicër që lojtarët tjerë nuk kanë (këto i di vet Hitcfeld). Ana tjetër e medaljes sa do të arrinin këta lojtarë që luajnë për reprezentacionin e Zvicrës të kishin luajtur në ligën e Shqipërisë apo të Kosovës përgjigjen e dini vet, nuk duhet ta them unë.

Për në fund – bie në sy që shumë pak i kam përmendur emrat e disa lojtarëve protagonist për arsye se emrat e tyre janë më pak të rëndësishëm se sa veprat kombëtare të tyre. Pra në asnjë rast nuk duhet ofenduar, sharrë apo përgojuar ata të cilët janë ambasador të denjë të kombit tonë. Këtë Xherdani, Graniti, Berhami, Blerimi dhe Admiri e kanë dëshmuar në vepër.

Shkruan: Muzafer Livoreka, koordinator i Turneut Mbarëkombëtar të
Futbollit për fëmijë U-15.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *