Home / Lajme / Maqedoni / Server: SHBA-ja nuk bën presion të mjaftueshëm ndaj Greqisë që të zgjidhet kontesti për emrin

Server: SHBA-ja nuk bën presion të mjaftueshëm ndaj Greqisë që të zgjidhet kontesti për emrin

Uashington, 22 shtator 2012 -Sipas Server, në Uashington ekziston kapacitetet të vazhdohet angazhimi për zgjidhjen e çështjes së Ballkanit, edhe krahas krizës me Lindjen e Afërt, Siri dhe Iran, por thotë se nuk ka vendosshmëri se çfarë duhet të bëhet me Ballkanin.

Në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku delegacioni i Maqedonisë do të kërkojë të respektohet aktvendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë dhe të zhbllokohen proceset integruese të Maqedonisë, analisti amerikan Daniel Server thotë se me presion nga ana e SHBA-së mund të bëhet një hap para.

“Grekët kanë diplomaci të mirë, lobim të mirë në Uashington, dhe amerikanët deri tani nuk treguan gatishmëri vërtet fuqishëm të angazhohen rreth kësaj çështje. Nëse presidenti i SHBA-së i rekomandon kryeministrit grek se zgjidhja e kontesitit me Maqedoninë është kusht absolut për mbështetjen e mëtejshme amerikane për çështjet financiare greke, atëherë do të kishim situatë ndryshe. Por, SHBA-të këtë nuk e bënë. Ndoshta kanë arsyet e veta pse nuk e bënë këtë, por është fakt që nuk e bënë”, thotë Server , profesor në Universitetin Xhons Hopkins në Uashington dhe një nga ekspertët udhëheqës për politikën amerikane kundrejt Ballkanit.

Sipas Server, në Uashington ekziston kapacitetet të vazhdohet angazhimi për zgjidhjen e çështjes së Ballkanit, edhe krahas krizës me Lindjen e Afërt, Siri dhe Iran, por thotë se nuk ka vendosshmëri se çfarë duhet të bëhet me Ballkanin.

Server thotë që edhe vetë ai vlerëson se kontesti me emrin është çështje me rëndësi të atillë e cila duhet të shkaktojë shqetësim të madh në SHBA.

“Kjo nuk është çështje për emrin, sepse është qesharake që emri i Maqedonisë të parashtrohet si çështje. Ky kontestet është rreth vetos greke për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, dhe kjo duet të tejkalohet” thotë Server.Tv KOHA

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *