Home / Sport / Shaqiri dhe Zvicra mundin 2-0 Shqipërinë

Shaqiri dhe Zvicra mundin 2-0 Shqipërinë

Kombëtarja shqiptare e futbollit është larguar kokulur nga stadiumi i qytetit të Lucernës pasi është mundur me rezultatin 2-0 nga Zvicra, falë talentit të lojtarëve shqiptarë që luajnë për skuadrën helvete, gafave të mbrojtjes sonë dhe pritjeve të portierit Benalio. Ndonëse me rreth 10 mijë tifozë që i mbështetnin në shkallët e stadiumit të Lucernës, lojtarët e përfaqësues shqiptare nuk mundën të merrnin një rezultat pozitiv që do t’i mbante në kreun e grupit.

Trajneri De Biasi kishte zgjedhur një skemë krejtësisht mbrojtëse, me Bogdanin e vetëm në sulm dhe gjithë pjesën tjetër të skuadrës të orientuar me detyra mbrojtëse. Skema funksionon në minutat e para pasi përfaqësuesja zvicerane nuk gjen asnjë hapësirë për të rrezikuar portën e Ujkanit. Për më tepër, është Shqipëria që ka mundësinë e parë pasi Meha vë në provë reflekset e portierit Benalio me një gjuajtje nga jashtë zonës.

Por atëherë kur nuk pritej, në minutën e 23-të, një gabim i dyfishtë i Canës dhe Mavrajt, nxjerr të lirë Shaqirin para Ujkanit dhe mesfushori shqiptar bën të festojnë tifozët zviceranë duke shënuar në portën e kuqezinjve. Ashtu siç kishte premtuar, lojtari nuk feston golin në shenjë respekti, pavarësisht vërshëllimave që e shoqëruan gjatë të gjithë takimit atë dhe lojtarët e tjerë shqiptarë që luajtën për Zvicrën.

Pjesa e parë mbyllet pa shumë emocione të tjera, ndonëse kuqezinjtë u shfaqën më kërkues, ashtu si në minutat e para të pjesës së dytë. De Biasi sheh se me këtë rreshtim nuk arrinte të kishte forcë në repartin e avancuar dhe largon Bogdanin e Vilën, për të aktivizuar Çanin e Roshin. Por në momentin më të mirë të kuqezinjve, është Zvicra që gjen përsëri golin, këtë radhë nga një gabim në rreshtimin e prapavijës kuqezi, ku Dallku shkakton 11 metërsh ndaj Stoker dhe Inler nuk gabon nga pika e bardhë përballë Ujkanit.

Me rezultatin 2-0 dhe me 20 minuta të mbetura deri në fundin e ndeshjes, De Biasi rrezikon gjithçka, duke larguar Kukelin për t’i bërë vend Hykës. Kuqezinjtë fitojnë më tepër shpejtësi në sulm, por humbasin ndjeshëm forcë në mbrojtje, duke bërë që ZVicra të krijojë raste të njëpasnjëshme para portës tonë dhe vetëm ndërhyrjet e sakta të Ujkanit shpëtojnë katërkëndorin nga një gol i tretë.

Nga ana tjetër, portieri Benalio kthehet në heroin e vendasve, pasi me pritjet e tij i mohon golin gjuajtjeve nga jashtë të Bulkut, Canës, Çanit, Agollit e Lilës, të cilët provojnë deri në minutat e fundit të shënojnë golin e nderit por nuk arrijnë të kalojnë portierin zviceran.

Vërshëllima përfundimtare mbyll takimin me rezultatin 2-0 dhe ridimensionin Shqipërinë, e cila merr konfirmimin e radhës se nuk është ende gati për futbollin e rëndësishëm.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *