Home / Sport / Shaqiri vazhdon me tre flamuj

Shaqiri vazhdon me tre flamuj

Mesfushori i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, ka prezantuar këpucët e reja të cilat do t’i përdorë tani e tutje.

Futbollisti i lindur në Kosovë e që mbron ngjyrat e Zvicrës ka publikuar në Facebook një fotografi ku shihen këpucët e reja, njofton Kosovapress.

Ngjashëm si deri më tani, ish-ylli i Baselit në këpucët e tij do të mbajë tre flamuj, atë të Kosovës, të Shqipërisë dhe të Zvicrës.

Veç kësaj, në këpucët e 20-vjeçarit janë të shkruar edhe emrat e dy vëllezërve dhe motrës së tij.

Shaqiri i kthehet aksionit të shtunën me Bayernin, për të zhvilluar derbin e javës si mysafir i Schalkes.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *